Një marksist për kreun e Bashkisë së Rio De Zhaneiros
Revolucionari marksist, që në vitin 1969 mori peng ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Brazil, në shenjë proteste kundër diktaturës ushtarake të vendit të tij, është pranë zgjedhjes në postin e kryetarit të Bashkisë së Rio De Zhaneiros.
Vërtet që Fernando Gabierës nuk i lejohet të marrë një vizë amerikane, por mori një telefonatë së fundmi nga bija e Çarls Elbrik, diplomati të cilin e mbajti nën kërcënimin e armës për plot katër ditë. "Mendoj se është fantastike, u tha gazetarëve Valeri Elbrik. Jam emocionuar dhe më pëlqen shumë diçka e tillë. Ushqej simpati për partinë dhe idetë e tij".
Deputeti 67-vjeçar, i cili ende lëviz me motor, është në favor të legalizimit të marijuanës dhe martesave mes njerëzve të të njëjtit seks, ndërkohë që u del në mbrojtje kërkesave të prostitutave për të ushtruar profesionin në formë të kontrolluar. Në rast se do arrijë të fitojë votimet e sotme, Gabiera do t‘i bashkohet një grupi të konsiderueshëm ish-revolucionarësh me poste të rëndësishme në Brazil. Ministri i Komunikimit Shoqëror, Franklin Martins, gjithashtu mori pjesë në rrëmbimin dhe mbajtjen peng të ambasadorit Elbrik, ashtu si shefi i stafit presidencial, Dilma Rusef, një prej kandidatëve të mundshëm presidencialë për zgjedhjet e vitit 2010, luajti rol të dorës së parë në rezistencën e armatosur kundër regjimit diktatorial të viteve 1964-‘85.
Si edhe të tjerë, Gabiera thotë se ka evoluar prej kohësh nga guerrilas në politikan. Gjatë një interviste ka thënë se "revolucioni i armatosur është lënë pas në këtë shekull të ri". Gabiera ideoi pengmarrjen e vitit 1969, e përshtatur tashmë në një film artistik me titull "Katër ditë në shtator". Ambasadori Elbrik vdiq në vitin 1983. E bija, shkrimtare, që në atë kohë ishte 26 vjeçe, thotë se e ka falur prej kohësh Gabierën, pasi mësoi për brutalitetin e diktaturës ushtarake braziliane. Gabiera dhe grupi i tij e liruan ambasadorin në këmbim të lirisë për 15 majtistë të burgosur, por autoritetet amerikane e konsiderojnë ende "persona non grata" dhe nuk i lejohet të marrë vizë amerikane - qëndrim të cilën Ambasada Amerikane nuk pranon ta komentojë.
Gabiera po garon si kandidat i Partisë së Gjelbër kundër Edoardo Paes të Partisë Lëvizja Demokratike Braziliane, e cila është rreshtuar përkrah Partisë së Punëtorëve të Presidentit Luiz Inácio Lula da Silva. Në rast se fiton zgjedhjet, Gabiera ka premtuar të bëjë gjithçka të mundur për t‘i dhënë fund dhunës në lagjet famëkeqe të qytetit. Përpjekjet me armë mes policisë e grupeve të trafikantëve të drogës kanë rritur frikshëm numrin e viktimave të pafajshme. Sipas të dhënave të Organizatës së Kombeve të Bashkuara, policia e Rios është përgjegjëse për 20 për qind të viktimave të shkaktuara gjatë vitit të shkuar - vrasje që në pjesën dërrmuese të rasteve regjistrohen si "rezistencë me pasojë vdekjen". Sipas OKB-së, kjo shprehje përfaqëson ekzekutimet jashtëgjyqësore.