Shqipëria mbështet projektin e NATO-s "Smart defence"

"Ne jemi anëtarë të Aleancës dhe jemi të ndërgjegjshëm se të gjithë bashkë duhet të planifikojmë të ardhmen. Shqipëria me gjithë ekonominë modeste që ka është e angazhuar të vazhdojë mbështetjen përmes detyrimeve të saj në NATO, si kontributi me trupat paqeruajtëse në Afganistan dhe në vende të tjera", tha Topalli.
Ajo theksoi se Shqipëria do të ndjekë me vëmendje zhvillimet e Samitit të Çikagos, ndërsa shtoi se vendi ynë do të përfaqësohet në këtë samit nga kryeministri Sali Berisha, i cili do të japë dhe mbështetjen për NATO-n, ku ndër prioritetet do të jetë "Smart defence".
Ministri i Mbrojtjes, Arben Imami, vuri në dukje se "Smart defence” nuk do të thotë shkurtim i buxhetit të Aleancës, por përdorim më i mirë dhe me eficencë i shpenzimeve të vendeve anëtare.
"Duhet sqaruar se "Smart defence" nuk lidhet me shkurtim apo ulje të buxhetit për mbrojtjen të vendeve të NATO-s, por lidhet me nevojën për të shpenzuar më mirë dhe me eficencë ato para që janë në dispozicion të tyre", tha Imami. Ndërkohë, në fillim të kësaj jave u zhvillua në Tiranë konferenca dyditore "Smart Defence-Bashkëpunimi dhe koordinimi rajonal mes vendeve të Evropës Juglindore, grumbullimi dhe ndarja e aseteve të Mbrojtjes", organizuar nga Kuvendi i Shqipërisë në bashkëpunim me Asamblenë parlamentare të NATO-s.
Në përfundim të Konferencës u miratua dhe një deklaratë e përbashkët, ku delegacionet pjesëmarrëse theksuan se janë të ndërgjegjshme që Aleanca mund të transformohet për të përballuar sfidat e sigurisë së shekullit XXI, duke zbatuar vizionin e vet të ri, siç është parashikuar në Konceptin e ri Strategjik. /Start/
2012-04-27 12:18