Shkrihet Shërbimi Kombetar i Punesimit, hidhen në rrugë 600 buxhetorë
Partia Socialiste hedh në rrugë me nje firme 610 punonjes buxhetore, që dalin si të papunë nga shkrirja e SHKP. Krijohet Agjencia e Punësimit si njësi private, e shkëputur nga buxheti i shtetit
Privatizohet Sherbimi Kombetar i Punesimit sipas programit tw qeverise se re Rama. Emertesa e re e njesise se pavarur buxhetore do te jete “Agjensia Kombetare e Punesimit” dhe krijimi i saj nxjerr ne rruge 610 punonjes buxhetore. Jane 350 punonjes brenda zyrave te punesimit, 110 instruktore te formimit profesional qe varen nga SHKP dhe 160 punonjes part time (me kohe te pjesshme) qe merren ne pune sipas kurseve te formimit dhe kerkesave te kursanteve ne periudha te caktuara te vitit.Funksionimi si njesi me vehte buxhetore i nje sherbimi qe aktualisht puneson me qindra punonjes ne rang kombetar perben padyshim nje lajm te rendesishem ne programin e qeverise Rama. Kercenimi I papunesise eshte i drejtperdrejte me buken e punonjesve dhe familjeve te tyre.
Per sa i perket ceshtjes se krijimit te Agjencisë Kombëtare tëPunësimit, program I PS-se thote tekstualisht qe ajo do te funksionoje “si një njësi me buxhet dhe administrim autonom, e cila do të do mbledhë në një dhe do të rikonceptojë sipas praktikave më të mira modernizimin e zyrave të punës, sistemin e sigurimeve të punësimit, programin e nxitjes së punësimit dhe trajnimet profesionale”. Keshtu pritet te justifikohet pushimi nga puna I qindra punonjesve ne kuader te gjoja riformatimit te Sherbimit Kombetar te Punesimit. Ne fakt, justifikimi I Edi Rames per zevendesimin e qindra veteve, profesioniste e me karierre te gjate ne kete structure, me njerez qe do te vijne nga radhet e votuesve te PS-se nuk qendron edhe nga pikpamja ligjore dhe organizative pasi mund te thuhet se Sherbimi Kombetar i Punesimit qe funksionon aktualisht, eshte autonom. Vendimet per nxitjen e punesimit merren pas mbledhjes se bordit me 13 antare ku pjesmarres jane perfaqesues te sindikatave, punedhenesve, organizmave shteterore etj. Ne ndarjen e fondeve ka transparence te plote dhe harta e shperndarjes ne rrethe miratohet me konsensus. Per sa i perket nocionit si njesi me vehte buxhetore kjo eshte nje lajthitje e njerezve qe nuk kuptojne se si funksionon buxheti i shtetit.
Referuar programit qe thote se:” Do të rinisim dialogun e munguar prej kohësh me sindikatat për të rikthyer kulturën tripalëshe mes shtetit, punëdhënësve e punëmarrësve, çka do të rijetësojë edhe Këshillin Kombëtar të Punës si një instrument themelor në hartimin e politikave të punësimit, pagave e përfitimeve sociale”, mund te thuhet gjithashtu se nga arritjet me kryesore te qeverise shqiptare nen drejtimin e Kryeministrit Berisha ka qene funksionimi normal gjate kater viteve te fundit te dialogut social mes paleve te interesuara. Pra tripartitizmi eshte vleresuar edhe ne raportin e ILO(Organizata Nderkombetare e Punes) ku Keshilli Kombetar I Punes per here te pare i ka sugjeruar qeverise dhe ka arritur te garantoje rritjen e pages minimale ne 21.000 lek. Pra eshte arritur rezultat konkret, ndersa program I mazhorances mbetet vetem ne konstatime parimore.
Programi thote se: “ Angazhohemi të përgjysmojmë papunësinë e regjistruar femërore dhe të rritim aksesin e Personave me Aftësi të Kufizuar në punësim, përmes programeve dhe kurseve kualifikuese të përshtatura për personat me aftësi të kufizuara”.
Grate e papuna dhe ne vecanti ato kryefamiljare me VKM kane kaluar prioritet ne formim dhe punesim. Ndersa programet dhe kurset kualifikuese per PAK(Persona me Aftesi te Kufizuar) jane zbatuar gjate periudhes 2010-2011 me ndihmen dhe ekspertizen e ILO. Mazhoranca e re eshte shume e vonuar ne parashikimet programore pasi qeverisja e PD-se eshte shume hapa perpara parashikimeve te Rames.