E Diel, 1 Nëntor 2026

Nderim për burrin e shquar të kombit shqiptar i cili ka bërë më shumë se kushdo për lirinë

14-09-2013 / Gazeta 55

Kryeministri Berisha zhvillon një vizitë në familjen e Azem Hajdarit, në përkujtim të 15-vjetorit të ndarjes së tij nga jeta
 
Kryeministri Berisha, i shoqëruar nga bashkëshortja e tij zonja Liri Berisha, zhvilloi dje një vizitë në familjen e Heroit të Demokracisë, Azem Hajdari, në përkujtim të 15 vjetorit të ndarjes së tij nga jeta. Pas vizitës, Kryeministri Berisha u shpreh për mediat se: “Sot ishte një ditë shumë e veçantë. Në 15 vjetorin e rënies, eshtrat e Azem Hajdarit, burrit të shquar të kombit shqiptarë, tribunit legjendarë të lirive dhe të drejtave njerëzore, të dinjitetit njerëzor të shqiptarëve u vendosën në Varrezat e Dëshmorëve, në altarin e lirisë së kombit tonë. Ky ishte një nderim plotësisht i merituar, pasi askush në histori, si individ, nuk ka bërë më shumë për lirinë e shqiptarëve, sesa Azem Hajdari. Ai në një moment kritik për kombin shqiptarë, udhëhoqi lëvizjen paqësore për liri dhe dinjitet të studentëve të universiteteve të Tiranës, lëvizje, që do të gjunjëzonte në një kohë të shkurtër diktaturën më të egër në Evropën komunistë”- u shpreh Berisha. Ai vlerësoi se Azem Hajdari ishte tribuni, udhëheqësi i kësaj lëvizjes, themelues dhe udhëheqës i Partisë Demokratike dhe në të gjithë karrierën e tij politike. “Ai u qëndroi besnik vlerave, ëndrrave, aspiratave, idealeve të bashkë studentëve të tij, me të cilët nisi në 8 dhjetor betejën e madhe të lirisë, në rrugët dhe sheshet e Tiranës. Në mbrojtje të këtyre vlerave ai ra për tu bërë i pavdekshëm, për të mbetur i pavdekshëm. Nderimin që i bënë sot qytetarët shqiptarë, familja, miqtë, autoritet zyrtare është një nderim plotësisht i merituar. Mendoj se askush nuk meriton më shumë se ia të nderohet për veprën e tij. Edhe njëherë i përjetshëm kujtimi i liderit të lëvizjes legjendare të studentëve të dhjetorit  ’90, Partisë Demokratike, Azem Hajdarit”- u shpreh kryeministri Berisha.

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›