Mesazhi për opozitën jashtëparlamentare
Në seancat e fundit të Kuvendit, qytetarët e angazhuar politikisht dhe të pajisur me durimin e duhur, e patën rastin ta shihnin performancën e qeverisë së Kosovës, tek e prezantoi raportin për punën njëvjeçare të saj, por edhe atë të opozitës, tek i bëri përpjekjet e para që të dalë nga shtrati i oportunitetit politik.
Marion Gräfin Dönhoff, gazetarja e famshme gjermane, që vdiq në vitin 2002, i kishte udhëzuar kolegët e saj që gjatë mbarështrimit të analizave të kësaj natyre të marrin parasysh paralajmërimet, respektivisht gjasat, sa edhe vetë faktin real. Objekti i vështrimit tim në këtë rast më sjell para fakteve kokëforta: spektri ynë politik, i tillë siç është, megjithatë duhet të trajtohet me seriozitetin më të madh të mundshëm. Këtë nuk mund ta bëjnë oportunët, por vetëm ata që duan të bëjnë ndryshime dhe ta sigurojnë të ardhmen evropiane për këtë vend.
Qeveria dëshmoi edhe një herë se jo vetëm që është e aftë t‘i manipulojë qytetarët, duke e përqendruar tërë punën e saj në dy dikastere (arsim dhe komunikacion), por për të mbetur në pushtet ajo është e gatshme të lëvizë shumë gurë njëkohësisht. Ndërkaq opozita, respektivisht një pjesë e saj, për rikthimin me çfarëdo çmimi në pushtet, nuk lë pa futur në lëvizje edhe mekanizmat më meskinë të mundshëm, duke mos e kursyer edhe dëshpërimin dhe lodhjen e shtresave dhe segmenteve më ideale të kësaj shoqërie (përpjekja për t‘i manipuluar politikisht pjesëtarët e TMK-së flet shumë!).
Këto veprime, fatkeqësisht rezultojnë të jenë më shumë produkt i kokëfortësisë, se sa i logjikës dhe analizës paraprake politike. Sipas qeverisë, raporti i prezantuar është një analizë e thellë e punës, ndërkaq sipas opozitës, ai nuk paraqet gjë tjetër, përveç një pamfleti të rëndomtë propagandistik.
Koalicioni qeverisës në prag të kësaj ekspozeje, duke e kumtuar vendimin politik për shtyrjen e zgjedhjeve parlamentare në kalendat greke, dëshmoi se ka arritur t‘i unifikojë interesat politike për një bashkëqeverisje me faktorin ndërkombëtar për një periudhë përtej afatit të paraparë nga i famshmi dokument i Ahtisaarit. Për ta gjetur përgjigjen adekuate, se pse u veprua kështu, mund të na vijë në ndihmë psikologjia. Opozita parlamentare, duke qenë tërësisht e somnambulosur, as që kishte arritur ta kuptonte se vendimi i komunikuar ishte një mesazh më shumë për opozitën jashtëparlamentare.
Kështu që të dyja palët kishin rënë pavetëdijshëm në grackën e manipulimit politik që po u bëhet në këtë rast qytetarëve dhe opozitës jashtëparlamentare nëpërmjet ekzibicioneve politike, që në embrion i kanë paragjykimet e pushtetarëve tanë dhe të segmenteve të veçanta të Brukselit zyrtar për rrjedhën e mundshme të ngjarjeve, nëse spektrit aktual politik i shtohet ndonjë forcë e re politike, rreth së cilës do të mblidheshin ata të rinj e të reja që e kanë ideal shtetin. Ky vendim i Presidentit, sidoqoftë nuk e ka lehtësuar pozicionin politik, as të pozitës, e as të opozitës. Përkundrazi, gjasat janë shtuar edhe më shumë, që brenda harkut kohor në dispozicion, komprometimi politik i qeverisë, para së gjithash të jetë gjithëpërfshirës.
A është qeveria aq homogjene dhe e fuqishme, sa të jetë në gjendje ta vërë në lëvizje ekonominë e shkërmoqur dhe ta mbajë në distancë të duhur një krah të opozitës agresive? A është kjo qeveri e aftë që ta ndalë procesin e depërtimit të Serbisë edhe më tej në jetën institucionale të vendit dhe ta bëjë akt të kryer ndarjen e Kosovës? A është opozita parlamentare aq e papërfillshme aq sa gjykon pozita?…
Përgjigjeve në këto pyetje, edhe njëra, e edhe pala tjetër, në debatin rreth raportit të punës njëvjeçare të qeverisë, u shmangen plotësisht. Është e qartë se opozita parlamentare me këtë përbërje që ka do të mbetet deri në përmbyllje të mandatit tërësisht e dobët. Madje, nëse opozita jashtëparlamentare do të vinte duke u forcuar (e gjasat janë reale që kjo të ndodhë), segmente të tëra të opozitës parlamentare ka gjasa të shndërrohen në një cirk komik. Ky dobësim i opozitës, në syrin e qeverisë, siç u dëshmua edhe gjatë ekspozesë, nuk vlerësohet si fakt i dëmshëm edhe për vetë pozitën. Ajo e ka hallin si ta ngrejë strategjinë e përballjes me opozitën reale jashtëparlamentare në një të ardhme fare të afërt… Pikërisht ky aspekt i kundrimit të paralajmërimit si akt politik do të kishte peshë politike me interes strategjik për vendin, nëse në diskursin tonë politik kuptohet drejt fenomeni i poststrukturalizmit dhe postkolonializmit, që mbetet i ndërlidhur me nocionin e shtetit funksional, identitetin politik etj.
Adam Krzeminski, në esenë e tij me titull "Rasti për test i Evropës", që ka për objekt analizë raportet fqinjësore ndërmjet Gjermanisë dhe Polonisë, mbarëvajtjen e tyre e vlerëson si test-lakmusi për të ardhmen e Unionit Evropian. Në këtë këndvështrim, do shikuar luftën e Serbisë për ta mbajtur Republikën e Kosovës të tillë siç është, si shtet jofunksional në tërësinë e saj territoriale. Ky fakt tepër relevant nuk u shndërrua në objekt real diskutimi në ekspozenë e qeverisë, ashtu siç do të duhej, ndërkaq zërat racionalë (nga pozita dhe opozita), që pretenduan ta ngrenë nivelin e diskutimit në këtë lartësi vetëdijesimi politik, u mbytën, meqë në Kuvend vazhdojnë të bashkëjetojnë personazhet e përrallës së famshme ("Ujku dhe qengji") të La Fontenit.