E Shtunë, 31 Tetor 2026

Galeria e Arteve, konkurs për fondin e të rinjve

Artistë të rinj do të konkurrojnë pranë Galerisë Kombëtare të Arteve për projektin "Krijimi i Fondit Publik për Artistë Emergjentë në Galerinë Kombëtare të Arteve". Një juri do të përzgjedhë dhe vlerësojë dosjet e kandidatëve, të cilat duhet të dorëzohen pranë GKA-së deri më datën 20 shkurt, ndërkohë që fituesit do të shpallen më 23 shkurt. Nga ky konkurs do të shpallen fitues vetëm gjashtë të rinj, të cilët do të bëhen pjesë e grupeve organizuese në Galerinë Kombëtare të Arteve, sipas nevojave institucionale. Sipas njoftimit të ardhur nga zyra e shtypit, "ky projekt do të realizohet mbi bazën e konkurrimit për artistët e rinj në mënyrë që të arrihet integrimi i më të mirëve mbi bazën e konkurrencës në jetën artistike". Individët, të cilët do të përftojnë këtë shumë, do të përfshihen brenda grupeve artistike të Galerisë Kombëtare të Arteve dhe do të marrin pjesë rregullisht në të gjitha projektet e planifikuara për vitin 2009, si ekspozita me koleksionin e GKA-së dhe ekspozitat e kalendarit të këtij institucioni. Për secilin do të ketë program të veçantë pune të miratuar nga Drejtoria e GKA-së.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›