"Fëmijët e grabitur" të Gjermanisë Lindore
Nga ajo natë, kujton të ftohtin. Nëna qëndronte pas dere, ndërsa ajo në anën tjetër të korridorit. E kishin zgjuar ulërimat e të qarat. Pastaj e ëma e kishte marrë veç. I kishte veshur një palë çorape të trasha leshi, që i acaronin lëkurën. Vajza kundërshtonte me të gjitha mënyrat, por e ëma i kishte mbyllur gojën me dorë. Kur dera u hap, burrat me pallto të gjata bën gjithçka me shpejtësi. Familja e saj, e përbërë nga katër veta, u dërgua në një shesh aty pranë, mamaja në njërën makinë, ajo vetë në tjetrën. "Do të shkosh te gjyshja", e gënjyen.
Katrin Behr ishte 4 vjeçe e 9 muaj kur e ndanë përgjithmonë nga e ëma, të cilën nuk e pa më që atëherë. Është një prej viktimave të adoptimeve të detyruara që u zhvilluan në ish-Republikën Demokratike Gjermane, që atëherë njiheshin nga gjermanët si "Zwangsadoption". Askush nuk di të thotë me saktësi sa fëmijë u detyruan të largoheshin nga prindërit e vërtetë, ndoshta qindra, ndoshta mijëra. Sot Katrin është 42 vjeçe, jeton në Gera, qytet në lindje të Gjermanisë, dhe po lufton që ajo e të tjerët që pësuan këtë lloj fatkeqësie të njihen si viktima të diktaturës komuniste në Republikën Demokratike të Gjermanisë.
Një telefon, një kompjuter, një sit në internet. E ka transformuar shtëpinë në zyrë që prej një viti. Ndihmon këta bij fatkeqë, ashtu si edhe ajo vetë, të gjejnë prindërit, vëllezërit apo motrat: di mirë se në cilat zyra duhet të drejtohet dikush që i është nënshtruar një ndarjeje të tillë, di se në cilat pjesë të arkivave të Stasi-t mund të gjenden të dhëna për familjet e shpërbëra me forcë.
E ëma e saj qe klasifikuar si "e padenjë për shoqërinë", si edhe shumë prindër të tjerë, të cilëve u largoheshin me forcë fëmijët. Ose e thënë më thjesht, njerëz që nuk arrinin të integroheshin në shoqërinë socialiste: prostituta, njerëz pa shtëpi e katandi, ose edhe individë që kishin kontakte me botën perëndimore e cilësoheshin si të rrezikshëm nga regjimi. Përse e larguan vogëlushen Katrin nga e ëma? "Qe rebele. Donte të shkonte në Gjermaninë Perëndimore. Këtë gjë ia kishte rrëfyer ndonjë shoqeje".
Për vite të tëra nuk kishte menduar më as për episodin e ndarjes nga e ëma dhe as për familjen e re. Vetëm në vitin 1991, kur mbeti shtatzënë, një mjek vërejti se i mungonte një kockë e një gishti. E sqaroi se kjo kishte ndodhur pasi e ëma qe sëmurur gjatë shtatzënisë. Papritmas e shkuara iu shfaq e tëra, e zymtë dhe e pamëshirshme. Kujtimet e harruara të asaj nate, vizita e së gjyshes në jetimore ("Familja jote nuk është më, përpiqu të gjesh një tjetër"). U vu pas gjurmëve të së ëmës, i shkroi, mori përgjigje. Shkoi ta takonte. U trondit kur pa ku jetonte, në një shtëpi me banjën në oborr. Por më pas mendoi: "Nuk jeton kështu se është e varfër, por se nuk di të bëhet pjesë e shoqërisë".
Por për vite nuk dinte në duhej t‘i besonte apo jo. Nuk dinte nëse gjithçka që i ishte thënë për të ëmën qe gënjeshtër. Vetëm në vitin 2007, kur pati rastin që për herë të parë të gërmonte në dokumentet e Stasi-t, kuptoi se nuk qe sajuar asgjë: "Kurrë nuk ka pasur mundësinë të më rriste vetë".
Në një vit e kanë kërkuar rreth 350 njerëz. Dhjetëra të tjerë kanë kontaktuar me një sit tjetër në internet (Suchpool Ddr Bürger), i krijuar para gjashtë muajsh nga një grua tjetër, Eva Sibernherc. Në faqet e këtij siti lënë mesazhe si ky: "Vilfrid Marshal, lindur më 26.10.1958 në Berlin. Kërkoj dy fëmijët e mi, Henrin dhe Haidin, binjakë. Në kohën e Republikës Demokratike Gjermane isha në burg, i akuzuar përmes paragrafit 249 për sjellje asociale: refuzova të kryeja shërbimin ushtarak dhe paraqita kërkesën për një udhëtim jashtë shtetit për mua e time shoqe. Që prej asaj kohe i humba kontaktet me familjen, letrat që shkruaja nuk u dërguan kurrë në destinacion". Disa prej atyre që i dërgojnë letra Katrinës janë si Oliveri, pak më shumë se 20 vjeç, që arriti ta gjejë të ëmën përpara dy muajsh.
Gjithsesi, për fëmijët fatkeqë të "Zwangsadoption", nuk do të jetë e lehtë të gëzojnë ndonjë lloj njohjeje zyrtare si viktima nga ana e shtetit gjerman. Republika Demokratike Gjermane nuk përpiloi kurrë ndonjë doktrinë zyrtare lidhur me këtë praktikë, megjithëse njihej gjerësisht nga gjermanolindorët në vitet shtatëdhjetë, madje i atribuohej kryesisht të urryerës së njohur me nofkën "Shtriga vjollcë", Margot Honeker, një prej figurave kryesore të Gjermanisë Lindore të asaj epoke.
Por sot, mbi "Zwangsadoption" nuk ka kurrfarë dokumentacioni. Pika e grumbullimit të të dhënave, e krijuar nga qeveria federale në vitet 1991-1993, qe një dështim total. Edhe vetë përkufizimi është problematik: "Zyrtarisht, thotë juristja Maria Luiza Varnake, mund të konsiderojmë raste të vërteta ‘Zwangsadoption‘ vetëm ato kur bëhet fjalë për familje, prindërit e të cilave vepronin kundër shtetit". Ose e thënë më qartë, kur arratiseshin në Perëndim. Por edhe në këtë kuadër rastet e dokumentuara janë shumë të pakta. Për më tepër, një sentencë e vitit 2000 nuk i njeh "asocialët" si viktima të diktaturës së Republikës Demokratike Gjermane. "Nevojitet një përkufizim i ri juridik për të pasqyruar këto raste", thotë ekspertja.
Dhe është pikërisht ajo për të cilën po lufton sot Katrin Behr: ka mbledhur firmat e duhura për një peticion, të cilin Parlamenti gjerman do ta prezantojë në mars të këtij viti. "Sigurisht që nuk është bërë fjalë vetëm për persekutime politike, por metodat mbeten gjithsesi jonjerëzore e tepër të ashpra", thotë Katrin. Tregon se sa më shumë kohë kalon, aq më shumë njerëz i telefonojnë: "Është si një lloj topi bore që rritet e rritet pa pushim". U përgjigjet të gjithëve. Në faqen e internetit ka vendosur edhe numrin e telefonit të vet celular. "Por pas orës tetë të mbrëmjes e fik. Nuk dua ta marr me vete në shtrat këtë makth".