Mesazhi plebishitar i 8 dhjetorit
Bujar Nishani
8 dhjetori i vitit 1990 mblodhi shqiptarët në sheshin “Skënderbej” në ndjekje të modelit të të gjithë popujve që po çliroheshin nga persekucioni komunist. U mblodhën shumë në atë 8 dhjetor, pasi ndjenin se duhet të përballnin vetë rrezikun e vazhdimit të sistemit makabër në Shqipëri, të realizonin vetë shembjen e “murit” në Shqipëri. Shqiptarët u mblodhën në atë dhjetor të përcaktuar vendosmërisht për liritë e tyre, për shtetin e së drejtës, për prosperitetin ekonomik të tyre... U mblodhën dhe përcaktuan. “E duam Shqipërinë si e gjithë Evropa”Më 8 dhjetor 2009, 500 mijë qytetarë u mblodhën përsëri në sheshin “Skënderbej”. Jo vetëm pjesëmarrja plebishitare në modelin e atij tubimi, por dhe fryma që mbizotëroi gjatë gjithë kohës në të ishte një mesazh historik. Ishte historik dhe do të mbetet i tillë, pas atij të ’90, pasi ndodhi në një moment historik dhe për arsye historike. Më 8 dhjetor 2009, shqiptarët thanë se askush nuk do mundet të riciklojë mentalitetin dhe modelin e urrejtjes së një kaste ndaj lirisë dhe dinamikës së normalitetit të një populli të tërë. Më 8 dhjetor 2009, shqiptarët u mblodhën aq shumë së bashku, pasi ndien të rrezikohet percaktimi i tyre europian. Pas gati 20 vitesh të perpjekjeve të tyre, shqiptarët konsiderohen dhe perceptohen nga çdo vend evropian, si pjesë reale, natyrale dhe e domosdoshme e kësaj familje të madhe. Formalisht ky perceptim u konkretizua me ratifikimin e MSA nga të gjitha vendet e BE. Ky konsiderim, u jetësua nga demokracitë më të fuqishme të botës me pranimin e Shqipërisë (këtij vendi të vogël) në familjen më demokratike të botës, në NATO. Ky standard i arritur prej shqiptarëve, u agresua. Dukshëm u agresua nga interesa tërësisht jo demokratike, permes një forme agresive parapolitike, e paracaktuar nga grupe të interesave të ekonomisë mafioze. Denoncimi kurajoz i këtij interferimi politik të “kupolës”, jo vetëm për shkak të emrave konkretë të saj, por të aferave konkrete e mbi të gjitha i synimeve të saj politiko-ekonomike, bëri që shqiptarët të reagojnë.
Më 8 dhjetor 2009, shqiptarët nga sheshi “Skënderbej” na thanë se përcaktimin e funksionimit të demokracisë në këtë vend e bën sovrani dhe jo “kupola”, pavarësisht se sa shumë para ajo mund të ketë. Gjate 4 viteve të fundit në Shqipëri, investimet publike janë rritur me 200%, aktiviteti i biznesit privat vendas dhe atij të huaj është rritur me 60% ( nga 74 439 biznese në 2005 në 126 400 biznese në 2009) rritja ekonomike (përtej krizës globale) mbetet në trendin rritës prej 6 % në vit.
Ky standard u agresua. Dukshëm u agresua nga “milionerët” e ekonomisë informale dhe pastrimit të parave.
Më 8 dhjetor 2009, biznesmenët dhe njerëzit e punës, u mblodhën së bashku në shesh për të mbrojtur tregun e lirë, konkurrencën e hapur dhe funksionimin e sistemit.
Më 8 dhjetor 1990, shqiptarët u mblodhën në shesh me sytë dhe shpresën nga Evropa. Besonin se do ta shembnin “murin” e tyre, megjithëse ai përveçse “mur” kishte dhe tela me gjemba mbi të. Sot e kemi pothuajse gati për ta hapur portën e kalimit të lirë, si njerëz evropian. Shqiptarëve po u ofrohet lëvizja pa viza. Kjo arritje u agresua. Dukshëm u agresua, duke synuar se duke prishur këtë mundësi për shqiptarët me gjasë do krijohej perceptimi negativ për funksionimin e sistemit.
Më 8 dhjetor 2009, shqiptarët u mblodhën aq shumë bashkë në shesh, duke konfirmuar se e drejta e tyre nuk mund të dhunohet nga marrëzia e papërgjegjshmërisë.
Gjatë këtyre 20 viteve të fundit, përmes përpjekjeve të tyre, shqiptarët ia dolën të konsiderohen nga qytetarët e vendeve të tjera evropiane si bashkëqytetarë që mund të jetojnë brenda së njëjtës hapësire. Përfaqësuesit e qytetarëve evropianë futen në axhendën e tyre zyrtare shqyrtimin e kërkesës së shqiptarëve për anëtarësim në familjen evropiane. Ky qëndrim evropian u agresua. U agresua pikërisht nga kundërshtarët e konsolidimit të shtetit ligjor në Shqipëri, nga ata që kanë filluar të ndihen të kërcënuar nga funksionimi i ligjit, nga ata që janë për anarkinë në vend të rregullave të demokracisë, nga ata që mentalitet formimi dhe sjellje kanë abuzimin, kaosin, përvetësimin përkundër shtetit të së drejtës dhe rregullave të barabarta. Më 8 dhjetor 2009, shqiptarët u mblodhën aq shumë në shesh sepse ndien rrezikun e kërcënimit nga këta agresore. Më 8 dhjetor 2009, 500 mijë shqiptarët e mbledhur në shesh, të gjithë familjarët dhe të afërmit e tyre, që nuk mundën të ishin prezentë, por dhe shumë të tjerë, lëshuan mesazhin më të rëndësishëm të kohës që po jetojmë. Mesazhin, se shqiptarët janë më të përcaktuar se kurrë në rrugën e tyre drejt familjes se cilës i përkasin. Mesazhin, se askush dhe për asgjë nuk do mund t’i izolojë më brenda “murit”. Mesazhin, se asnjë përpjekje dashakeqe nuk do të rinxijë imazhin evropian të tyre. Mesazhin, se alternativa e shumicës është demokracia funksionale, përkundër anarkisë që “kupola” kërkon të konfondojë përmes manipulimit në emër të pakicës.