E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bogdani: Rama, avokat i mafies

 

Deputeti demokrat Gerti Bogdani reagoi dje pas deklaratës së deputetit socialist Taulant Balla. “Edi Rama vazhdon avokatinë e tij ndaj mafies, me kupolën e të cilës ka ndarë 500.000 metra katrorë sipërfaqe ndërtimi në zemër të Tiranës e përreth saj, me të cilën ka ndarë tokat publike të qytetit të Tiranës dhe me të cilët po mban peng Partinë Socialiste jashtë Parlamentit”, u shpreh Bogdani. Sipas tij, beteja me mafien do të ketë tolerancë zero. “Mund t’i bëjmë të ditur z.Rama se në këtë betejë z.Berisha është i vendosur të bëjë luftë me tolerancë zero ndaj mafies pa asnjë dallim politik dhe se ka marrë mbështetjen e fuqishme nga aleatët e tij të PPE-së”, u shpreh Bogdani.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›