E Shtunë, 31 Tetor 2026

PS: Berisha, sekretar partie i pandreqshëm

 

Deputeti socialist Taulant Balla e cilësoi dje kryeministrin Sali Berisha si diktatori i fundit punist në Evropë. Sipas tij, Berisha i ka shpallur luftë të gjithë shqiptarëve të ndershëm, duke cenuar drejtpërsëdrejti themelin e demokracisë liberale, sipërmarrjen e lirë. “Tashmë në Shqipëri, nëse je biznes i madh dhe nuk punon për Sali Berishën, ky të shpall menjëherë mafioz, të ndërsen tatimorët, ndërsa gjobën ta vjel ai vetë nga sekserët e oborrit. Për sekretarin e pandreqshëm të partisë, që ka filluar të lexojë Deng Xiaopingun, sot nuk ka rëndësi nëse ke një biznes të vogël apo të madh, e rëndësishme është që të punosh për Saliun”, u shpreh Balla. Deputeti socialist i kërkoi kreut të qeverisë të hapë kutitë. “I kujtoj sot këtij individi thirrjen e të gjithë shqiptarëve: Sali Berisha o hap kutitë, ose largohu”, tha Balla.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›