E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mesdheu sipas historianit Fernand Braudel

 

“Mesdheu”, një ndër librat historikë më interesantë të shekullit të kaluar, vjen së fundmi edhe në gjuhën shqipe prej shtëpisë botuese IDK. Vepra e historianit francez Fernand Braudel është shqipëruar nga Mirela Kumbaro. Për të realizuar këtë afresk mbi Mesdheun, si një hapësirë e rëndësishme gjeografike, por njëkohësisht dhe si djep i qytetërimeve të mëdha, Braudel ka bashkëpunuar me një tjetër historian të shquar, Georges Duby, si dhe me shumë studiues të disiplinave të ndryshme. Në libër Mesdheu është parë përtej kohës fizike, duke nxjerrë në pah aspekte të ndryshme si gjeologjike, natyrore, por dhe historike. “Mesdheu” është cilësuar si një libër intrigues, që endet mes kujtesës, zakoneve, ambientit, duke u shtrirë drejt një vizioni të përgjithshëm, që e bën Mesdheun një vend unik mbi Tokë. Fernand Braudel lindi në Fracë më 1902 dhe u nda nga jeta më 1985. Ai konsiderohet si një nga historianët kryesorë të Francës, por dhe të mbarë botës gjatë shekullit XX. Në gjuhën shqipe deri më sot nga Braudel është botuar vetëm libri “Gramatika e Qytetërimeve”.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›