E Diel, 1 Nëntor 2026

Taçi Oil: Pagesa e Realit, konfidenciale

Reagimi

Kompania “Taçi Oil” ka mohuar se i ka paguar 2.5 milionë euro Realit të Madridit për ndeshjen që “galaktikët” e Florentino Perez do të zhvillojnë më 20 janar në Tiranë. Nëpërmjet një deklarate për shtyp, drejtuesit kanë theksuar se shifra e raportuar fillimisht në mediat spanjolle dhe më pas e transmetuar në ato shqiptare nuk është e saktë. “Informacionet e publikuara nëpër media se kompania jonë ka paguar 2,5 milionë euro për të sjellë skuadrën madrilene në Shqipëri për miqësoren me Gramozin nuk janë të vërteta. Ky është edhe qëndrimi i klubit spanjoll. Shifra mbetet konfidenciale, por duhet të keni parasysh se aty nuk përfshihen vetëm të ardhurat për arkat e Realit, por edhe shpenzime të ndryshme si udhëtimi apo akomodimi në vendin tonë”, bëri të ditur zëdhënësi Milton Nushi. Ndërkohë, ai ka konfirmuar se sot do të fillojë shitja e biletave të takimit.

#

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›