E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mesfushori që pret më mirë se portieri (Video)

Një ngjarje e çuditshme ka ndodhur në javën e 16-të të Bundesligës gjermane. Një mesfushor, me një refleks të paparë ndonjëherë kalon në portë dhe pret penalltinë. Në ndeshjen Wolfsburg – Hannover, mesfushori Jan Rosenthal, në minutën e 81-të ka kaluar në portë duke zëvendësuar portierin Fromlowitz. Rosdenthal ka arritur që me një refleks të paparë as tek portierët, të shmang penalltinë e sulmuesit të Wolfsburg, Edin Dzeko. Me këtë pritje, Rosenthal arrit të shpëtojë skuadrën e tij nga humbja. Wolfsburg fitoi me rezultatin 2-1.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›