E Shtunë, 31 Tetor 2026

Hyka do të jepet hua në janar nga Mainc 05

Mayence - Jahmir Hyka pritet të largohet nga skuadra e Mainc 05, e cila garon në Bundesligën 2. Talenti i futbollit shqiptar u transferua tek Mainc 05 në merkaton e verës nga skuadra e Tiranës, për shifrën 3.7 milion euro. Lojatri nuk po gjen dot hapësira tek skuadra gjermane, dhe e sheh opsionin e largimit si më të arsyeshmin. Edhe vetë drejtuesit e klubit janë dakort që futbollisti të largohet, por në formën e huazimit.

Kontrata e futbollistit të kombëtares shqiptare me ekipin gjerman është për tre vjet. Duhet të kujtojmë që Mainc 05 është nga skuadrat që ka rivalitetin më të madh brenda grupit në Bundesligën 2. Pritet që futbollisti të transferohet në një skuadër tjetër në këtë kategori.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›