Slishkoviç i thotë lamtumirë Tiranës
Tiranë (Start) - Trajneri i Tiranës, Blaze Slishkoviç, i jep fund drejtimit të kësaj skuadre. Trajneri ka kërkuar vetë largimin e tij pa pritur shkarkimin nga drejtuesit. Ky largim i kroatit nga stoli i bardhebluve vjen në një moment të vështirë për këtë skuadër. Tirana ndodhet aktualisht në vendin e dytë, e shkëputur nga Vllaznia me katër pikë.
Nga deklaratat e trajnerit pas dorëheqjes nënkuptohej se tek skuadra e Tiranës ka përsona që nuk e duan të mirën e vetë klubit. Disa futbollistë kanë kërkuar jopublikisht largimin e Slishkoviçit përpara disa ditësh.
Krahas problemeve të bëra publike kohët e fundit me vetë donatorët, tashmë Tirana duhet të mendojë e dhe për një trajner të ri. Menjëherë pas deklaratës së “Bakes” për dorëheqje, Indrit Fortuzi, që është pjesë e stafit të bardhebluve,u përfol për stolin. Por vetë ai nuk pranon të jetë trajner i parë i skuadrës. Për emrin e ri, drejtuesit pritet të vendosin së shpejti.