E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mesha e lirise

/ /

NgaGJERGJ META

Mbushen sot 20 vjet nga dita kur Dom Simon Jubani kremtoi meshen e pare publike nder vorre te Rrmajt ne Shkoder. Kjo dite eshte e lidhur ngushte me kete emer me nje meshtar katolik. Dita e 4 nentorit 1990 eshte antidita e 6 shkurtit 1967 dite kjo e fundit kur u kremtua nje liturgji antifetare dhe u anatemua cdolloj ndjenje fetare ne emer te ateizmit komunist. A ia vlen ta kujtosh kete dite Jo vetem kaq por eshte detyre te kujtohet. Jane te shumta permasat e kesaj dite. Do ta nisja nga vete fjala meshe e cila ne rrafshin kuptimor si etimologjik ashtu edhe ideologjik ne kuptimin...

e idese qe mbart lidhet ngushte me kontekstin ne te cilen ka ndodhur. Fjala meshe vjen nga latinishtja missa qe ka ne rrenjen e saj fjalen missio e qe do te thote mision. Dom Simoni duke kremtuar ate meshe permbushi nje mision qe nuk eshte i lidhur aq me personin e tij nje meshtar katolik nuk jeton per protagonizem por sigurisht me besimin e tij ne fline e Krishtit dhe me ate plejade meshtaresh burra burrash sikurse dikush i ka thene Ate Zef Pllumit o.f.m. ne vepren e tij Rrno per me tregue te cilet per dekada me radhe pranuan torturat me te tmerrshme madje edhe pushkatimin vetem e vetem qe mos ti bini mohit besimit dhe lirise qe Zoti ua kishte dhuruar edhe shqiptareve.
Mesha e kremtuar pervecse i vuri vulen krisjes se regjimit komunist tregoi gjithashtu edhe nje gje tjeter shume te rendesishme qe fatkeqesisht ende sot nuk e kemi marre vesh mire me sa duket e qe rimekembja e nje populli fillon nga riperteritja e tij shpirterore. Religjioni eshte armiku me i madh i diktaturave por gjithashtu premise e domosdoshme per te rifilluar themelet nga germadhat. Ajo meshe jo vetem permbushi nje mision por shpalli edhe nje tjeter. Ishte kurorezimi i nje rrugetimi te gjate e te lodhshem katakombesh ne te cilat u detyrua te jetonte ndjenja religjioze e shqiptareve por edhe fillimi i nje rrugetimi tjeter te gjate i atij te lirise. Kremtimi i asaj meshe tregoi se ubi Spiritus Domini ibi libertas aty ku eshte shpirti i Zotit aty eshte liria. E ky mision i dyte eshte ende me i veshtire. Arritja e lirise eshte nje hap e i dyti eshte ruajtja kultivimi dhe promovimi i saj. A e kemi permbushur ende kete mision te dyte qe e filloi Dom Simon Jubani A ka ndodhur nje riperteritje shpirterore e shqiptareve A mos valle e kemi ngaterruar kete riperteritje e kete rimekembje me ndertimet e rrugeve te pallateve te liberalizimit te vizave te pasurimit pa fre e pa limit e keshtu sikurse thote shpesh vete Dom Simoni kemi ngaterruar parimet me perimet Ne kete 20-vjetor te gjithe duhet te pyesim vetveten duke filluar nga institucionet religjioze tek ato shteterore apo civile se sa eshte punuar per rimekembjen shpirterore te shqiptareve
Nje tjeter fjale per te thene meshe eshte fjala eukaristi qe kesaj radhe vjen nga greqishtja e lashte e do te thote falenderim. E vertete Kur clirohesh nga nje e keqe aty per aty deshiron te falenderosh dike te gjesh shkakun e ketij clirimi e ketij shpetimi sepse e mira qe te ka ndodhur eshte shume e madhe. Falenderimi qe me ne fund mori te tatepjeten nje nga fatkeqesite me te medha qe patem si popull ishte brenda ketij kremtimi meshe me nje rreth te ngushte e te rastesishem njerezish ne varreza dhe ishte shpirti i kremtimit. Falenderimi kur eshte i vertete kthehet ne angazhim per te vazhduar rrugetimin si i cliruar. Ne keto vite jo rrallehere kemi degjuar tundime te llojit ishim me mire atehere. Per ata qe e dine eshte kompleksi i qepeve te Egjiptit. Sot nuk e degjojme me kete refren fale Zotit por shpesh edhe sot atavizma te asaj kohe dalin e shprehen ne forma te tjera.
Sot ndjej une nevojen te te them faleminderit Dom Simon. Ju ti dhe shume te tjere u sulmuat egersisht u vrate e u torturuat kaluat dhjetera vite ne burg. E bete per dashuri ndaj Zotit por edhe per brezat qe do te vinin. Kete ju e bete per ne qe jetojme tani. Ju na treguat shume gjera por mbi te gjitha na treguat se vuajtja e njeriut ka nje dinjitet dhe se ia vlen te vuash e te flijohesh kur jane ne loje vlerat e panegociueshme te jetes e te lirise. Dhe nuk kerkuat shume nuk kerkuat as pushtet as lavdi as cmime e as gjera qe ju e dini mire se i perkasin kesaj bote sic transit gloria mundi. E nese nganjehere na keni terhequr veshin ne me te rinjve apo atyre qe kane pasur dhe kane ne dore pushtetin keni pasur autoritetin ta beni. Ju ishin disidentet par excellence ju ishit heronj te heshtur me te sulmuarit e megjithate ju sot nuk kerkoni asgje. Muzgu i jetes relativizon gjithcka por neve ju na dhate agimin e lirise. Agimi jone nuk do te ishte pa muzgun tuaj.
Sot nuk dua tju thur lavde se historia do ta beje e Tjeterkush do tju jape shperblimin por ky vend kjo Shqiperi ju ka borxh lirine dhe historia do te na gjykoje pasneser ne te tjereve se cbeme me kete liri. Faleminderit Dom Simon

Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›