E Diel, 1 Nëntor 2026

Zgjedhjet test i pa pergjegjshmerise politike

/ /

NgaARBEN MALAJ

Deri tani duket se vazhdimi i krizes politike ne vend gjithnje e me teper mund te ndikoje negativisht zgjedhjet vendore. Mungesa e pergjegjesise per domosdoshmerine e zgjidhjes se krizes aktuale i mban te zbehta shpresat dhe rrit pasojat e deshtimit te radhes. Kriza aktuale me deshtimin e statusit te vendit kandidat e demton integrimin tone europian. Sa rende dhe sa gjate kjo mbetet per tu pare. Fakti qe edhe ndaj kesaj sfide historike kryetaret e partive politike nuk dolen mbi interesat jo thjesht partiake...

vetem e rrit zhgenjimin.
Me kete ambient te renduar politik ne po shkojme drejt zgjedhjeve vendore. Sapo ka filluar nje gjysme tavoline politike per te diskutuar per reformen zgjedhore. Cilesia e sistemit zgjedhor nuk duhet pare si plotesim formal i standardeve te zgjedhjeve. Cilesia e zgjedhjeve ne fakt eshte momenti me i qarte i kredibilitetit te institucioneve qe dalin direkt ose indirekt nga keto zgjedhje sic jane Parlamenti qeveria presidenti dhe institucionet kushtetuese. Kredibiliteti i zgjedhjeve percaktohet jo pak nga cilesia e administrimit te tyre. Nese administrimi i zgjedhjeve ka problem edhe nje sistem zgjedhor i mire apo shume i mire mund te prodhoje rezultate te diskutueshme dhe per pasoje edhe kredibilitet te diskutueshem te institucioneve. Ky kredibilitet vihet ne pikepyetje te rende kur dyshohet se gjate administrimit eshte cenuar liria e votes fshehtesia e saj apo eshte deformuar preferenca politike e votuesit.
do sistem zgjedhor me te cilin fillohet nje gare elektorale parlamentare apo vendore nese ka nje administrim te mire rrit besueshmerine tek rezultati i zgjedhjeve i jep kredibilitet rezultatit dhe fituesit duke ndikuar pozitivisht edhe ne ambientin politik ne vend.
Cili eshte realiteti politik shqiptar ne raport me krizen aktuale dhe efekti i tyre mbi zgjedhjet vendore
Ne politike koha ka nje impakt te konsiderueshem mbi cilesine e proceseve elektorale. Aktualisht gjendemi ne nje situate kur kriza aktuale politike po vepron per rreth 14 muaj ndersa zgjedhjet vendore jane jo me vone se 6 muaj.
E dyta - akoma nuk ka shenja optimizmi per nje zgjidhje te krizes politike.
E treta - pas optimizmit per perfitimin e levizjes se lire dhe pas deshtimit per te perfituar statusin e vendit kandidat ambienti politik dhe ballafaqimi publik midis dy forcave me te medha politike edhe per nga presioni elektoral do te tentoje te mbingarkohet negativisht.
Ne kete kontekst ne po humbasim shume kohe per te pergatitur organizuar dhe realizuar zgjedhjet vendore te vitit 2011.
Detyrohemi te mbajme parasysh gjithashtu se gjate periudhes 2007-2011 ndaj pushtetit vendor jane evidente 4 aspekte te perkeqesimit te marredhenieve te qeverise me bashkite dhe komunat.
E para - pushtetit vendor i jane cenuar nje sere kompetencash te qeverisjes se tij.
E dyta - ne menyre konstante dhe kembengulese nga qeveria qendrore iu jane zvogeluar burimet e drejtperdrejta financiare duke u perkeqesuar autonomine financiare.
E treta - me shume se ne cdo periudhe tjeter te tranzicionit ne keto vite jane konstatuar situata krize ne keshillat e disa qyteteve kryesore te vendit duke bllokuar edhe buxhetet.
E katerta - deshtim i madh eshte edhe moskryerja e reformes administrative numri i madh i njesive vendore sjell mungese efikasiteti dhe keqperdorim te taksave dhe buxheteve.
Duke qene se nuk ka akoma nje angazhim te pergjegjshem per daljen nga kriza politike duke qene se ekziston dhe po rritet risku qe kjo krize te influencoje negativisht edhe mbi zgjedhjet vendore si dhe duke mbajtur parasysh faktin se nuk eshte i domosdoshem nje debat per sistemin zgjedhor te zgjedhjeve vendore duhet te mos rrezikohen zgjedhjet vendore nga moszgjidhja akoma e krizes aktuale politike.
Kerkesa legjitime per transparencen e votes se zgjedhjeve parlamentare nuk duhet te pengoje apo vonoje fillimin e punes per permiresimet ligjore te cdo elementi te administrimit te zgjedhjeve vendore.
Nuk duhet te krijohet asnje vonese ne asnje element te rendesishem te listave te votuesve te qendrave te debatueshme te votimit te problematikes se emerimeve partiake dhe ndryshimeve te shpeshta te komisionereve. Duhet te filloje menjehere dhe per cdo element e afat konkret mbikeqyrja e procesit pergatitor zgjedhor monitorimi i respektimit te cdo detyrimi dhe afati ligjor nga KQZ-ja qeveria pushteti vendor dhe partite politike.
Kjo duhet te jete jo ne funksion te nje debati te mbingarkuar politik gjate muajve te ardhshem por ne favor te njohjes dhe permiresimit ne kohe te cdo problemi deri ne diten e zgjedhjeve.
Nese do te kete vonesa te perseritura per fillimin e pergatitjeve per zgjedhjet vendore nese do te kete qendrime bllokuese nese nuk do te respektohen afatet e ndermjetme per pergatitjen e listave kontrollin e tyre korrigjimin ne kohe te gabimeve percaktimin ne kohe te qendrave te votimit zgjidhjen e kontradiktave midis forcave politike per vendndodhjen e qendrave te votimit nqs. nuk krijohen ne kohe listat e komisionereve dhe vezhguesve ne qofte se cenohet trajnimi i tyre atehere ne rrezikohemi qe krizes per zgjedhjet parlamentare ti bashkojme deshtimin e standardeve edhe per zgjedhjet vendore.
Ne kete rast zgjedhjet nuk do te prodhojne perzgjedhje cilesore per drejtuesit vendore. Ato nuk do ta kthejne kredibilitetin e detyrueshem te proceseve zgjedhore dhe te te zgjedhurve vendore. Ne nje opsion krize edhe te zgjedhjeve vendore ne jo vetem qe nuk e fitojme statusin e vendit kandidat jo vetem qe nuk e rifitojme kohen e humbur por me krizat e perseritura te deshtimeve politike po vertetojme gjithnje e me shume papergjegjshmeri.

Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›