Meshari 1555 dom Gjon Buzukut të dielën mbërrin në Shqipëri
Në kuadrin e kremtimit jubilar të 100-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë nga perandoria osmane, Biblioteka Apostolike e Vatikanit e çon në Tiranë veprën monumentale të gjuhës shqipe, origjinalin e ‘Mesharit’ të dom Gjon Buzukut të vitit 1555. Kjo vepër unike e gjuhës shqipe, që ruhen në bibliotekën e Selisë së Shenjtë, do qëndroj në Tiranë në një ekspozitë për publikun shqiptar deri në fund të nëntorit. Lajmi i shkuarjes së ‘Mesharit’ të Buzukut në Shqipëri, Biblioteka Apostolike e Vatikanit ia komunikoi Ambasadorit të Shqipërisë pranë Selisë së Shenjtë, shkëlqesisë së tij zotit Rrok Logu. Që nga botimi e deri me 1740, gati dy shekuj, "Meshari" ishte një vepër e humbur, një vepër e panjohur. Librin liturgjik ‘Mesharin’ të don Gjon Buzukut (1555) e zbuloi me 1740 ipeshkvi i Shkupit Imzot Gjon Nikollë Kazazi nga Gjakova në Bibliotekën e Kongregatës së Vatikanit Propaganda Fides, në Romë. Gjithë gëzim për ketë gjetje, ai njoftoi Gjergj Guxeten në Palermo të cilit i dërgoi një faqe. Ky zbulim bëri bujë të madhe, sepse është libri i parë në gjuhën shqipe. Ky zbulim mbeti në heshtje për me tepër së një shekull, deri me 1909, kur e rizbuloi arbëreshi Pal Skiroi, në Bibliotekën e Vatikanit ne Rome, ku gjendet edhe sot me shënimin Katalogu: R.G. Liturgia III, 194.