Mesi: “Topi i Artë”? Asnjëherë nuk e kam ëndërruar
Gati një muaj para ceremonisë që do ta kurorëzojë atë me çmimin e lojtarit më të mirë të vitit 2009, çmim që jepet nga e përditshmja sportive franceze, “France Footbal”, Mesi ka folur në një intervistë për televizionin francez “Canal +”, duke rikujtuar momentet më vendimtare të karrierës së tij.
21-vjeçari deklaroi se në asnjë moment nuk e ka ëndërruar ta fitojë këtë titull. “Megjithatë, është një çmim special dhe shumë i bukur, sepse të gjithë futbollistët duan ta fitojnë. Do të jetë shumë e veçantë edhe për mua”, shtoi sulmuesi i Barcelonës, duke theksuar se të gjithë lojtarët katalanas e meritojnë.
Në fund flet edhe për Maradonën. “Ai është shumë pranë lojtarëve. Duket sikur është edhe vetë lojtar dhe kjo është një gjë pozitive”, tha Mesi, i cili shtoi se do të ishte mirë që trajneri argjentinas të aplikonte të njëjtin sistem loje si te Barcelona.