E Shtunë, 31 Tetor 2026

Elbasan, skuestrohen 29 kg hashash, një në pranga

Kështu në pranga ka rënë shtetasi, Ermal Zylyf Shaholli, 22-vjeç, lindur e banues në fshatin Pojan Korçë, person nën hetim për vepren penale të vjedhjes, ndërsa është shpallur në kërkim shtetasi Artan Gezim Ago, 32-vjeç, lindur në fshatin Poloskë e banues në fshatin Kuç Devoll, i denuar më parë për “Trafik të lëndëve narkotike në bashkëpunim”.

Policia ka nisur aksionin, pasi është lajmëruar për një makinë të ndalur pranë një pike karburanti. Makina është larguar me shpejtësi nga vendi i ngjarjes, duke u ndjekur nga forcat e rendit.

Gjate kontrollit të mjetit u gjendën dhe u sekuestruan në cilesinë e provës materiale tre thase plastik, ku brenda secilit prej tyre ndodheshin nga dhjetë pako të mbështjella me natriban të bardhë, gjithsej 30 pako (tridhjetë) në formë cilindrike brenda të cilave ndodhet një lende bimore, e cila për nga karakteristiket dyshohet të jetë lëndë narkotike e llojit Cannabis Sativa me peshë të përgjitshme 29 kg e 271 gram.

Materialet iu kaluan Prokurorise se Rrethit Gjyqsor Elbasan per veprime te metejshme per vepren penale ‘Prodhimi dhe shitja e narkotikeve”.

                                                                                             

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›