Erikson: Bëmë një ndeshje të madhe

Trajneri i Bregut të Fildishtë, Sven–Goran Erikson, lavdëroi ekipin e tij pas barazimit kundër rivaëve të grupit G, Portugalisë.Ish-bosi i Anglisë tha: “Jam shumë i lumtur me disiplinën dhe organizimin e skuadrës për gjatë 90 minutave, në të kaluarën nuk ndodhte kjo. Ne kemi një ekip të mirë dhe shumë futbollistë të mirë.
“Ishte nje ndeshje e luftuar, pavarësisht se nuk pati gola. Një tjetër plus për ne ishte aktivizimi i Didier Drogba. Unë fola me të para ndeshjesh. Ai më tha ‘Bos, nëse ti ke nevojë për mua, unë jam këtu’. Në fakt, nuk kisha nevojë për të, por ne dëshironim të fitonim ndeshjen dhe e futa. Nuk bëmë asnjë lloj presioni mbi të”.
Burimi: Albania-sport.com
Kliko per te na ndjekur ne Twitter
E Marte, 15 Qershor 2010
Shto dhe ti komentin tend
Emri dhe e-maili