E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rosi qetëson tifozët: Kthehem shpejt

Gjatë provave zyrtare për garën e Italisë ditën e djeshme, Rosi pësoi një aksident, duke iu nënshtruar ndërhyrjes kirurgjikale. Pas operacionit “doktori” siguroi se gjithçka shkoi mirë. “Mos u shqetësoni, kthehem shpejt. Pata frikë, por tani çdo gjë është në rregull. Do të duhet pak kohë, por e rëndësishme është të rikthehem në formë maksimale”, u shpreh piloti i Jamahas në një prononcim për mikrofonët e Mediasetit.

Duke folur për ngjarjen e së shtunës, Valentino Rosi tha: “Ishte një rrëzim i keq, dëmtimi ishte i rëndë. Operacioni shkoi mirë, mjekët bënë më të mirën. Të hënën do të kem një tjetër ndërhyrje për të mbyllur gpalëg, pastaj do të mendoj për rikthimin”.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›