Mesi-Ibrahimovic, demtimet qe "vrasin" Barcelonen
Barcelona barazoi me rezultatin, 1-1, me Atletiko Bilbaon, gjate dites se shtune dhe Reali i Madridit me fitoren e fundit u ngjit ne krye te kampionatit spanjoll. Zlatan Ibrahimovic dhe Lionel Mesi, jane dy nga gjashte lojtaret, qe rrezikojne te mos luajne kund Interit, ne ndeshjen e Liges se Kampioneve. Ibrahimovic, pjese e nje marreveshje qe solli Etone te Interi, ka pasuar nje demtim dhe te njejtin problem paraqet aktualisht edhe Mesi. Jaja Ture dhe Erik Adibalpart do te jene gjithashtu te padisponueshem, kurse Markuez duhet te kaloje disa simptoma gripi, per te qene ne forme para sfides se "Champions". Zherard Pikue parashikohet qe te luaje nga fillimi, ne ndeshjen ndaj Interit. Trajneri i Barcelones, Pep Guardiola deshiron qe dy lojtaret te rikthehen per te qene te pakten gati ne ndeshjen "Clasico", qe do te luhet te dielen, ndaj Realit te Madridit. Dyshja Mesi-Ibrahimovic vleresohet se do t'i kushtoje shume lojes se Barces dhe objektivave finale, nese do te mungojne dy lojtaret, nder me te miret e ekipit, ne ndeshjet me rivalet direkt te ketij edicioni. "Cfare me shqeteson mua eshte se kam disa lojtare te demtuar", - theksoi Guardiola. "Ne kemi nevoje per lojtare qe te jene ne forme", - perfundon Pep Guardiola. "Ibrahimovic eshte 99.99 per qind i sigurt, se do te luaje", - theksoi ai. Barcelona humbi ndeshjen e fundit ne "Camp Nou" 2-1, me Rubin Kazan rreth nje muaj me pare, por nuk eshte mundur asnjehere ne dy ndeshje radhazi brenda shtepise se saj. Ekipi spanjoll dhe Rubin kane nga pese pike, nje me pak se Interi qe kryeson tabelen e klasifikimit.