E Diel, 1 Nëntor 2026

Eto, ne "Kamp Nou": Nuk do te festoj, pas golit!

Sulmuesi i Interit, Samuel Eto do te kthehet ne "Camp Nou", per te paren here, qe kur la Barcelonen, gjate merkatos se veres. Eto ndihmoi ekipin katalanas, qe te fitonte disa trofe te rendesishem, gjate edicionit te kaluar. Katalanasit preken tre trofe historike, si Ligen e Spanjes, Ligen e Kampioneve dhe Kupen e Mbretit, duke shenuar nje nder sukseset me te medha te viteve te fundit. Ne vendin dhe stadiumin, ku perjetoi per shume kohe disa suksese te medha, sulmuesi kamerunas shpreson qe te gjeje serish golin, por premton se nuk do te kete festime te medha ne nje rast te tille. "Nuk do te festoj kurre per golin, nese do te shenoj ne "Camp Nou" - theksoi Samuel Eto, -Barcelona eshte shtepia ime, ku kam perjetuar kaq shume momente te bukura". Trajneri i Interit, Hoze Murinjo aktivizoi ne pjesen e dyte te ndeshjes me Bolonjen, sulmuesin Eto, me qellim qe ky i fundit te kete me shume mundesi per te shfaqur cilesite e tij, ne ndeshjen e rendesishme te mesjaves, ne "Champions". Pas fitores me Bolonjen, me rezultatin 3-1, Murinjo deklaroi se nuk ka dashur qe te rrezikoje per te fituar ne fillim te lojes, Etone. Sulmuesi do te aktivizohet ne fillim te ndeshjes, kunder Barcelones.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›