E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mesi: Po, Junajtid kërkon hakmarrjen!

Sulmuesi i Barcelonës, Lionel Mesi u ka tërhequr vëmendjen bashkëlojtarëve të tij që të jenë të përgatitur për një Mançester Junajtid agresiv, pasi beson se “Djajtë” do ta kërkojnë hakmarrjen për humbjen në finalen e vitit 2009. “Mund të jetë ndeshje mjaft spektakolare pasi Mançester Junajtid luan lojë të hapur. Pak si Arsenali dhe pak si ne. Ata nuk luajnë në hapësira të mëdha sikurse Barça, por është ekip teknik që dëshiron të luajë. Janë ekip i mrekullueshëm, praktikisht i njëjti sikur para dy viteve, por pa Kristiano Ronaldon dhe Karlos Tevez. Ata kanë shumë lojtarë të mëdhenj. Do ta kërkojnë hakmarrjen”, ka thënë Leo, i cili realizoi me kokë golin e dytë të ndeshjes së Romës, që vulosi edhe fitoren e katalanasve. Megjithatë, argjentinasi e ndjen se kësaj radhe do të jetë më ndryshe.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›