Skënderbeu i pangopur, do edhe Pero Pejiç
Pasi ka “bastisur” Dinamon, duke u marrë bluve tre lojtarë (Orelesi, Vila dhe Malakarne), që bashkë me Muzakën dhe Sozën e çojnë numrin e dinamovitëve të veshur bardhekuq në 5, drejtuesit e Skënderbeut kanë shenjëstruar Tiranën. Pasi ka larguar nga skuadra Ivan Joliç, trajneri Shpëtim Duro kërkon një sulmues race, dhe duke qenë se ka marrë një “jo” të prerë nga Daniel Xhafaj, trajneri i korçarëve synon golashënuesine dytë më të mirë të kampionatit, kroatin Pero Pejiç. Ardhja e Pejiçit do t’i mundësote Duros që të shfrytëzonte në maksimum punën e Muzakës dhe Sozës nga krahët, çka do ta bënte Skënderbeun vërtet të frikshëm në fazën sulmuese.