Itali, shkatërrohet banda e drogës, 29 shqiptarë në pranga
PIZA- Një organizatë kriminale e specializuar në trafikun ndërkombëtar të lëndës narkotike është shkatërruar sot në Itali. Opereacioni i antidrogës u krye nga guardia di Financa e Pizas. Gjatë hetimeve janë ekzekutuar 42 urdhër arreste me burg.
Operacioni u kodua “Andromeda”dhe policia sekuestroi 49 kg kokainë, 10 kg heroinë,dy kg hashash, 6000 tableta ekstazie. Gjithashtu u sekuestruan dy pistoleta, 5 makina, dhe një maune, 5 dokumente false, 170 mijë euro.
Urdhërarrestet ishin prerë për 29 shqiptarë, 9 italianë, 2 tunizianë, 2 lituanezë, dhe një gjerman. Në operacion u angazhuan 100 policë, 5 grupe të specializuara në luftën e trafikut të drogës, 45 makina dhe një helikopter.
Në lajmin e publikuar nga agjencia e lajmeve ANSA nuk bëhen të ditur emrat e të arrestuarve, shumica e të cilëve ijanë shqiptarë.
(s.g/BalkanWeb)