Natasha Lako:Gjuha shqipe, një histori misteresh e enigmash
Një udhëtim pas në kohë për të fokusuar në kamera momente historike të gjuhës shqipe. Një udhëtim që fillon që nga koha kur daton edhe "Formula e Pagëzimit", e që vjen deri në vitin 1908, kur u mbajt Kongresi i Manastirit, kongres ku u bë edhe unifikimi i shkronjave shqipe. Një shekull më vonë, Mevlan Shanaj dhe Natasha Lako ecin në gjurmët e atyre atdhetarëve, duke kërkuar e filmuar dokumente që hedhin dritë mbi atë Kongres dhe kushtet në të cilat u mbajt. Sipërmarrja epike që ka bërë regjisori Mevlan Shanaj dhe skenaristja Natasha Lako shkon përtej krenarisë dhe drejt thellësisë së të kuptuarit të gjuhës shqipe. Të dy krijuesit kanë udhëtuar në sekretet e gjuhës sonë dhe vlerësojnë personalitetet që e bënë të mundur ruajtjen e dhe rritjen e saj. Intervistat me historianë të të gjitha trevave shqiptare si edhe materialet arkivore reflektojnë mbi rëndësinë e Kongresit të Manastirit (1908) si për gjuhën shqipe edhe për identitetin tonë kombëtar. Ajo flet në intervistën e mëposhtme për realizim e filmit dokumentar "Shkronjat e pavarësisë".
Ju jeni skenariste e filmit "Shkronjat e pavarësisë", dokumentar që u shfaq të shtunën në kuadër të TIFF. Pse e ndërmorët këtë nismë?
Ishte një ftesë dhe jo një nismë e imja, edhe pse ndodh rrallë që producentët të ftojnë autorët. Kjo përkonte me disa interesa të miat dhe të Mevlanit. Ideja e producentëve përkonte me dëshirën time për të kërkuar dhe investiguar për historinë e gjuhës shqipe, sepse duke qenë shkrimtare, dëshiroj të di çdo shkallë historike të gjuhës shqipe. Mevlani e pranoi këtë propozim që të bëhej aleti im në këtë çështje.
Në filmin dokumentar "Shkronjat e Pavarësisë" publikohen fakte, dokumente e intervista me historianë për historinë e gjuhës shqipe dhe të Kongresit të Manastirit. A mund të na thoni diçka më konkretisht?
Vitin që shkoi ishte 100-vjetori i Kongresit të Manastirit. Ky film u mor përsipër nga producentë shqiptaro-maqedonas, sepse Manastiri u bë qendër e Kongresit dhe iniciator. Pra, ideja ishte që vjet, por nga ana tjetër kjo kërkonte një punë shumë të madhe, sepse nuk flitet vetëm për një person. Gjithçka duhej parashtruar përmes dokumenteve, sepse nuk është fjala për një ese ku shtrohen tezat. Më duhej një punë shumë e gjatë, me duhej të hyja në arkivin e shtetit për të kërkuar e përzgjedhur dokumente. Më tepër se sa tek intervistat, filmi mbështetet tek dokumentet. Nuk ka shumë procesverbale për ditën e mbajtjes së Kongresit, por në mënyrë indirekte ka gjëra të jashtëzakonshme, sepse ka dosje të shoqatave "Bashkimi". Janë edhe dosjet e pafund të kolonive shqiptare, të cilat ne i harrojmë, e Kajros e Bukureshtit, e Misirit, etj. Ka një dokumentacion të pafund i cili ende është i paprekur.
Gjatë kërkimeve të gjata dhe studimit të dokumenteve të ndryshme, cila është gjëja më interesante që ju keni hasur?
Unë kam punuar për një kohë të gjatë në Arkivin e Filmit dhe jam bërë profesioniste e kërkimit, por e kam edhe pasion. Gjatë asaj kohe kam qenë në Arkivin e Shkupit, dhe mora vesh se atje ka materiale të xhiruara që në vitin 1908. Xhirimet janë shumë interesante dhe janë xhiruar nga vëllezërit Manakis. Unë i kisha parë ato në një takim ndërkombëtar në Londër, e për kuriozitet kolegët tanë të Arkivit të Shkupit i lanë, i zhvilluan në Arkivin e Londrës. Ishte rreth 80 metra film i pazhvilluar, dhe ky kishte shpëtuar, edhe pse kishte 100 vjet nga xhirimet. Ndaj pjesë e filmit janë edhe sekuenca të këtyre xhirimeve që producentët nga Shkupi i morën në Arkiv. Ky ka qenë një ndër ngacmimet e mëdha. Pamjet nuk janë të Kongresit, por ka disa xhirime të Kongresit të Dibrës, zhvilluar më 1909. Ne nuk i futëm këto pamje, sepse në këtë kongres xhonturqit me përfaqësuesit e tyre janë përpjekur të përçajnë, edhe pse ka pasur edhe qëndrime pro Kongresit të Manastirit. Një gjë tjetër interesante është se ka pasur një rrymë brenda historisë shqiptare që iu atribuon më shumë seç duhet xhonturqve. Vërtet kjo lëvizje solli ndryshim e kushtetutë të re, por shqiptarët këtë ditën ta luanin me diplomaci. Janë dy figura të panjohura që kanë pasur rol në ngjarjet e kohës. Tek dosja e Ibrahim Temos janë gjetur shumë dokumente interesante për kongresin, por ky edhe pse i dënuar nga turqit ka qenë më tepër i krahut të bashkëpunimit me ta. Ka edhe një rrymë tjetër që është me radikale, e këtu është bashkimi i madh mes dy palëve për unifikimin e shkronjave shqipe. Ka shumë njerëz që krijojnë iluzionin se qe Hyrjeti që e bëri Manastirin, por kjo nuk është e vërtetë, ai ndikoi, por nuk e bëri. Ka fakte dhe analiza që publiku i sheh vetë.
Në një farë mënyre ju jepni skenat e prapaskenat e Kongresit në film?
Po, patjetër. Historia e gjuhës shqipe është një histori plot enigma e mister. Ka disa hipoteza edhe për datimin e dokumentit më të vjetër shqip, edhe debate për dialektet. Faktet janë fakte, e kur lexon Pjetër Budin apo autorë të tjerë, tek shkrimet e para të autorëve të Veriut, kupton që nuk ka pasur shumë ndryshime mes gegnishtes dhe toskërishtes në atë kohë. Në Kongresin e Manastirit janë paraqitur katër alfabete, sepse kishte katër vilajete, i Shkodrës, Janinës, Manastirit dhe Kosovës. Duke qenë se qe momenti i unifikimit të alfabetit, një rol të madh kanë luajtur personalitetet e mëdha të kulturës shqiptare e vetë krijuesit, Gjergj Fishta, Ndre Mjeda, etj. Secili ka dhuruar një shkronjë, siç ishte shkronja nj e përdorur fillimisht nga De Rada. Dokumentari na bën të vetëdijshëm për një histori që e kemi brenda vetes, historia e gjuhës sonë. Ne u përpoqëm të sjellim edhe xhirime të ditëve të sotme.
Pamjet që shfaqen janë ato të dokumenteve dhe xhirimeve të kohës, si edhe të ditëve tona?
Dokumentari ka gjuhë vizive, e gërsheton dokumentin e shkruar e filmik.
Pjesë e filmit janë edhe intervistat me historianë. Cila është rëndësia e tyre?
Për mua ka rëndësi se ç'thonë dokumentet. Ato janë serioze në interpretimin e tyre. Dua të them se ka edhe kujtime, që janë disi më intime se faktet. Historianët janë avokatët e dokumenteve, por kryesori mbetet dokumenti. Është vlerësuar vendimi për shkronjat latine, sepse ka pasur elementë që donin shkronjat arabe. Ka pasur njerëz që kanë bërë kompromise, e këto ndryshojnë shumë nga diplomacia.
Ky dokumentar i realizuar e shfaqur një shekull pas Kongresit, çfarë rëndësie ka për brezin e sotëm?
Duhet të dimë nga vijmë, kush jemi e çfarë përfaqësojmë. Nuk është vetëm kureshtje, por është pjesë e jetës sonë, sepse është gjuha jonë, të cilën ne e përdorim edhe sot. Beteja e gjuhës është ajo e identitetit tonë, shkronjat janë jeta jonë. Filma të tillë do kenë rëndësi për shkollat që të shkojnë tek brezi i ri. Mevlan Shanaj ka përvojë me dokumentarin dhe ka një cilësi të mirë, i largohet interpretimeve letrareske. Këtë e bën që ta zbresë faktin në tokë e ta bëjë të prekshëm. Harku kohor që përfshihet në film është i gjatë. Ne jemi kthyer pas në kohë për të parë ecurinë e gjuhës shqipe, që nga Formula e Pagëzimit, edhe më parë në një dokument të Nikolla Shkodranit që është zbuluar tani vonë. Iu jemi kthyer atyre e dokumenteve të tjera, e deri tek Gjon Buzuku. U përqendruam tek Kongresi, po nuk harruam edhe ata që punuan për të. Shqiptarët nuk njohin shumë prej figurave të tyre të rëndësishme.
(GAZETA SHQIPTARE)