E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shqipëria e Madhe, rinis procesi ndaj shqiptarëve

TETOVE- Ka filluar sot procesi hetues kundër tre pjesëtarëve të Illyricum Libertas të cilët më 28 Nëntor të vitit të kaluar, në dalje të Tetovës vizatuan hartën e Shqipërisë etnike. Siç raporton e përditshmja në shqip Koha, gjykatësi i ka marrë në pyetje Petrit Ibrahimin, Rinor Sllova, Tonus Papraniku dhe Valon Kurtishi, për të parë nëse ka elemente për të ngritur padi apo jo. Kreu i shoqatës Illyricum Libertas, Valon Kurtishi, ka kërkuar me këtë rast nga gjykata që ajo të gjykojë drejtë dhe pa presion të politikës ditore, ndërsa është shprehur se për një proces të tillë nuk ka bazë ligjore për fillim të procesit gjyqësorë.

Sot ishte marrja në pyetje e katër anëtarëve të shoqatës sonë dhe për herë të parë edhe mua, sepse ftesë kam pasur më herët, por ishte gabuar adresa. Gjykatësi do të vendosë nëse ka fakte apo dëshmi konkrete për të hapur një procedurë gjyqësore apo jo. Ne mendojmë se për një proces të tillë nuk ka bazë dhe as fakte konkrete.

Sipas Kurtishit, vizatimi i hartës nuk është bërë për të krijuar tensione në shtet apo diçka tjetër, por thjesht ka qenë mënyrë artistike për ta festuar festën e 28 Nëntorit.

Mendimi ynë është se ne nuk jemi fajtor , jemi krejtësisht të pafajshëm sepse nuk  ka të bëjë fare me atë vepër penale që tentohet të ngritët proces gjyqësorë si nxitje e urrejtjes ndëretnike, mosdurimit në shoqëri etj. Kjo ka qenë një akt pozitiv, i civilizuar me kulturë artistike i shprehjes së atij vullneti që ekziston në shtresën popullore për të festuar Ditën e flamurit, shtet-formimit shqiptar 28 Nëntorin, tha ai.

Më 28 nëntor, me rastin e festës së shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë, katër aktivistë të Shoqatës për mbrojtjen dhe afirmimin e identitetit kombëtar Ilyricum Libertas u arrestuan nga policia derisa po vizatonin në grafit Hartën e Shqipërisë Etnike në hyrje të Tetovës.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›