Mesi, lojtari i finales Guardiola: Më i miri që kam parë
BARCELONE- Lionel Mesi ka marrë çmimin si futbollisti më i mirë i finales së Champions League, pas fitores 3-1 të Barcelonës në Uembli. Argjentinasi shënoi një gol dhe udhëhoqi skuadrën e tij drejt Ligës së katërt të Kampioneve.
“Mesi është futbollisti më i mirë që kam parë dhe ndoshta më i miri që do të shoh ndonjëherë, - deklaroi trajneri i Barcelonës Pep Guardiola. – Ne luajmë shumë mirë dhe kemi futbollistë të mëdhenj, por pa të nuk do të ishim në gjendje të luaniom kështu. Ai na jep një cilësi ekstra, na çon një hap më lart në cilësi”, shtoi tekniku.
I pyetur për të ardhmen e tij pas zërave për kalimin te Çelsi, Guardiola pranoi se nuk do të jetë më te Barcelona, por ndoshta duke nisur nga viti 2012. “E ardhmja ime do të jetë e vështirë, sepse do të jem në një klub tjetër, në një vend tjetër dhe do ta kem të vështirë të qëndroj pa këta futbollistë. Për mua është një sfidë, megjithatë kam edhe një vit kontratë me Barcelonën”, përfundoi tekniku katalanas.
(m.a/A. Latifi/BalkanWeb)