E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tirane Vritet nje nga drejtuesit e fabrikes se cimentos se Fushe Krujes

Ne Tirane nje nga drejtuesit e Fabrikes se imentos se Fushe Krujes Anuar Rizvik 43 vjec me origjine palestineze mbeti i vrare sot ne mengjes pas nje shperthimi te nje eksplozivi te vene ne porten e jashteme te baneses se tij ne nje nga lagjet me te populluara te kryeqytetit.

Rizvik humbi jeten si pasoje e plageve te renda nga shperthimi ne momentin qe ai hapi porten per te dale nga banesa. Ai jetonte prej vitesh ne Shqiperi dhe aktualisht ishte zevendesmenaxher i Fabrikes se imentos.

Pikerisht funksioni i tij prane kesaj fabrike eshte edhe pista kryesore qe po ndjekin hetuesit. Pronaret e fabrikes prej kohesh ishin ne konflikt me banoret e zones per probleme pronesie apo dhe te ndotjes. Linjat hekurudhore qe perdoren per ngarkesen e cimentos ne fabrike kane qene shpesh objekt i hedhjes ne ere.

Forca speciale te policise mesohet se kane shoqeruar mbi 15 persona kryesisht banore te nje fshati aty prane te cilet dhe me pare ishin dyshuar per sulmet ndaj fabrikes.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›