E Diel, 1 Nëntor 2026

Trafikimi i fëmijëve, Nishani: Do mbrojmë të drejtat e njeriut

TIRANË- Ministri i Brendshëm Bujar Nishani ka marrë pjesë në tryezën e zhvilluar ditën e sotme për luftën kundër trafikimit të fëmijëve. Nishani ka vlerësuar nismën e zyrës së OKB-së në Tiranë për vlerësimin e situatës së trafimit të fëmijëve me qëllim shfrytëzimin seksual.

Duke, vlerësuar bashkëpunimin rajonal për këtë cështje, Nishani theksoi se qeveria shqiptare do të bëjë gjithça për garantimin e të drejtave te njeriut, mbrojtjen e integritetit, lirisë, por edhe sigurimin e jetës. Duke ju referuar rasteve konkrete të abuzimit me fëmijët Nishani renditi një sërë planesh veprimi të ndërmarra nga Ministria Brendshme.

Në këtë aktivitet që do të mbahet për dy ditë me radhë dhe ku ekspertët rajonalë do të referojnë mbi situatën aktuale të trafikimit të fëmijëve në Shqipëri morën pjesë edhe ambasadorja e Francës Christine Moro, si dhe përfaqësuesja e zyrës së OKB në Shqipëri .
(el.me/News24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›