Tadic Dacic bien dakord per koalicionin qeverises

Serbia duket se do te kete nje vazhdimesi te qeverisjes pas zgjedhjeve parlamentare te 6 majit. Partia Demokratike e presidentit te deritashem te Serbise Boris Tadic dhe Partia Socialiste e drejtuar nga ministri i deritashem i puneve te brendshme te Serbise Ivica Dacic jane pajtuar qe te krijojne se bashku qeverine e re.
Ne nje komunikate per mjetet e informimit ne Serbi Partia Demokratike njoftoi se sipas marreveshjes socialistet qe dolen te tretet ne zgjedhjet e se dieles do te mbeshtesin kryetarin e Partise Demokratike Boris Tadic ne raundin e dyte te zgjedhjeve presidenciale ku ai perballet me kryetarin e Partise Perparimtare Tomislav Nikolic.
Hollesite rreth ndarjes se posteve qeveritare thuhet se do te shpalosen pas zgjedhjeve presidenciale te 20 majit. Por gjykuar nga perberja e re e Parlamentit te Serbise Ivica Dacic tashme shihet si kryeminister i ardhshem i Serbise.
Nje synim te tille ai e paralajmeroi edhe ne perfundim te zgjedhjeve te 6 majit me crast deklaroi se Serbia mbase nuk e di ende kend do ta kete president por me siguri dihet se kush do te jete kryeminister.
Rezultatet e zgjedhjeve parlamentare te se dieles nxoren Partine Socialiste te Serbise me me se shumti vota qe nga zgjedhjet e tetorit te vitit 2000. Kjo parti ishte themeluar nga ish presidenti serb Slobodan Miloshevic i cili vdiq ne vitin 2006 ne Gjykaten e Hages derisa po zhvillohej procesi kunder tij nen akuzat per krime lufte dhe gjenocid ne hapesirat e ish Jugosllavise perfshire edhe Kosoven.
Marreveshja e arritur sot ndermjet Partise Demokratike dhe socialisteve nenkupton qe Partia Perparimtare serbe e cila fitoi me se shumti vota ne zgjedhjet parlamentare do te mbetet ne opozite. Kryetari i kesaj partie Tomislav Nikolic duke reaguar ndaj njoftimeve tha se politikanet ne pushtet dhe Serbine i ka mberthyer kriminaliteti.