Mesi si Kaka, refuzoi 40 mln euro nga Siti
Humbi simpatinë e tifozerisë në "Kamp Nou", por brenda 24 orëve, Lionel Mesi e ka rifituar statusin e idhullit te Barcelona. Deklaratat se do të bisedonte me Florentino Perez, nëse kandidati për president te Reali i Madridit shkaktuan shumë polemika në radhët e "blaugranave". Mesi përfundoi në qendër të vëmendjes pasi tha: "Nëse Perez më telefonon? Do ta dëgjoja". Kaq ka mjaftuar për të rikujtuar në ambientet e klubit katalan veprimin e Luis Figos, që u largua nga skuadra i joshur nga oferta e ish-presidentit madrilen. Pak rëndësi kishin sqarimet e 21-vjeçarit se kërkon të luajë përjetë me Barçën. "Dëshiroj të qëndroj këtu. Kam ardhur që kur isha i vogël dhe ky klub më ka ofruar gjithçka", nënvizonte sulmuesi. Por, duke qenë se njerëzit vlerësohen më shumë nga veprimet dhe jo nga mendimet, Mesi (i cili nuk do të luajë kurrë me fanellën e Realit) menjëherë më pas ka refuzuar një ofertë me vlerë 40 milionë euro për katër vjet nga Mançester Siti, e thënë ndryshe: rrogë 10 milionë euro neto në sezon. Është e vërtetë që sheiku i klubit anglez ka burime të jashtëzakonshme financiare, por deri më tani paratë nuk i kanë mjaftuar të blejë Kakanë në janar dhe Mesin në qershor. Nëse do të ishte përgjigjur "po", argjentinasi do të ishte blerë automatikisht, pasi "Sitizëns" ishin të gatshëm të paguanin shifrën prej 150 milionë euro, të parashikuar për prishjen e kontratës. Edhe pse zyrtarisht skuadra e Premiershipit ka përgënjeshtruar lajmin e publikuar nga "Marca" rreth kësaj oferte, flitet se tashmë Siti do ta shpërngulë vëmendjen te Serxho Aguero (i kërkuar nga shumë klube të mëdha evropiane, ku Interi qëndron në krye të listës), te shoku i tij i skuadrës te Atletiko e Madridit, Diego Forlan dhe te sulmuesi i Valencias, David Dija (për të cilin interesohen edhe Barcelona e Reali).
Ashtu si veproi braziliani Kaka afro katër muaj më parë, Mesi refuzoi një operacion, vlera e përgjithshme e të cilit supozohet se arrin deri në afro 20 milionë euro, për të luajtur në një prej klubeve më prestigjioze në kontinent. Shifrat faraonike nga sheiku Al Mansur nuk e kanë shpërqendruar argjentinasin nga objektivi kryesor i këtij sezoni: triumfi në Ligën e Kampioneve me Barcelonën. Mesi mendon vetëm për finalen e 27 majit në Romë, madje për të dalë fitues nga "Olimpiko", ai nuk i kushton vëmendje as duelit personal me portugezin Kristiano Ronaldo. Gjatë vitit 2008, mesfushori i Mançester Junajtid ka marrë të gjithë trofetë dhe çmimet individuale, duke bërë që sulmuesi të renditej vetëm i dyti. Pavarësisht kësaj, "El Mesia" thekson se "është më e rëndësishme që skuadra të fitojë trofeun e Champions". Ai shtoi: "Ky është një sport skuadre. Askush nuk mund të bëhet i vetëm futbollisti më i mirë në botë, pasi për të arritur këtë nivel duhet të mbështetesh nga një ekip shumë i mirë. Shumëkush e cilëson këtë si duelin tim me Ronaldon, por unë mendoj se kjo është një betejë ndërmjet Barçës dhe Mançesterit. Për mua ka më shumë rëndësi që skuadra të shpallet kampione e Evropës. Natyrisht që fitimi i këtij trofeu do të më ndihmojë në planin personal, por kjo kalon në plan të dytë". Deri më tani, katalanët kanë fituar kampionatin spanjoll dhe Kupën e Mbretit.
Dueli me Ronaldon
Për Mesin në ndeshjen e mesjavës së ardhshme në Romë nuk ka shumë rëndësi përballja në planin personal me Kristiano Ronaldon: "Dueli im me Ronaldon? Unë mendoj se kjo është një betejë ndërmjet Barçës dhe Mançesterit"