Mesiç: Beogradi të pranojë realitetin mbi Kosovën
Izmir (Start)-Beogradi dhe Prishtina duhet t’i përshtaten realitetit të ri, pasi Kosova tashmë është një vend i pavarur dhe demokratik. Ky është komenti që Presidenti i Kroacisë, Stipe mesiç ka bërë nga Izmiri i Turqisë gjatë një takimi që zhvilloi me homologun malazez Filip Vujanoviç dhe ish presidentin e Turqisë, Sulejman Demirel. Sipas Mesiç, vendimi që Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë do të marrë, nuk do të ndikojë aspak në realitetin e Kosovës. “Ajo tashmë është e pavarur dhe ka gjetur mbështetje të mjaftueshme ndërkombëtare. Vendimi i gjykatës, do të jetë thjesht këshillues”, ka thënë Mesiç.