E Diel, 1 Nëntor 2026

Munter: Pavarësisht fituesit, politika amerikane nuk ndryshon në rajon

Beograd (start)-Pavarësisht se kush është fituesi i zgjedhjeve presidenciale në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, politika amerikane nuk do të ndikojë në drejtim të Kosovës. Ambasadori i SHBA-së në Beograd, Cameron Munter ka deklaruar se raportet e Amerikës ndaj Kosovës dhe Serbisë nuk varen nga epilogu i zgjedhjeve të sotme.
"Mes kandidatëve për president, John McCain dhe Barack Obama ekziston konsensusi, që të vazhdohet politika e deritashme ndaj Ballkanit Perëndimor", ka thënë Munter.

Ai tha se SHBA konsideron se statusi i Kosovës është zgjidhur, ndërsa SHBA i dëshiron sukses Serbisë dhe Kosovës në rrugën e tyre drejt BE-së.

///rel-start///

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›