Mbledhja e KS për EULEX-in me gjasë do të shtyhet
Beograd (Start)-Zyrtarët e Beogradit shprehen se mbledhja e Këshillit të Sigurimit të OKB-së lidhur me çështjen e misionit të EULEX-it në Kosovë, e planifikuar për më 7 nëntor, mund të shtyhet. Ka qenë Ministri i Jashtëm serb, Vuk Jeremiç i cili ka ripërsëritur qëndrimine Beogradit lidhur me këtë çështje. Gjatë një prononcimi për media, Jeremiç tha se "Ne qartë kemi përkufizuar se rikonfigurimi i prezencës ndërkombëtare është i mundshëm vetëm nëse nuk zbatohet plani i Ahtisarit, nëse është neutral dhe nëse ka konfirmimin eksplicit të Këshillit të Sigurimit të KB". Sipas tij, nuk ka ndonjë marrëveshje as për sa i përket gjashtë pikave që kanë të bëjnë me rolin e KB në të gjitha zonat e Kosovës ku jetojnë kryesisht serbët.