Mesiç: Do të doja që edhe Tadiç të ishte me mua
Presidenti i Kroacisë, Stjepan Mesiç ka deklaruar se nuk sheh arsye pse presidenti serb Boris Tadic duhet të hidhërohet për shkak të vizitës së tij në Kosovë.
"Unë do ta mirëprisja po që se ai (Tadiç) do të kishte ardhur këtu me mua dhe të ishim takuar me presidentin e Kosovës Fatmir Sejdiu, dhe qytetarët që na kanë pritur përzemërsisht", ka deklaruar presidenti në largim i Kroacisë gjatë vizitës në Janjevë, bën të ditur agjencia kroate HINA.
HINA po ashtu transmeton fjalët e presidentit serb Tadiç, i cili ka reaguar ndaj vizitës së Mesicit në Kosovë, duke thënë se kjo vizitë prishë marrëdhëniet e Kroacisë me Serbinë, dhe se Mesiç me këtë veprim po i lë një barrë serioze dhe të panevojshme trashëgimtarit të tij.