E Diel, 1 Nëntor 2026

Mesiç: Kroacia ndihmë Kosovës për integrimin

Pas takimit me homologun e tij presidentin Sejdiu, Mesiç shprehu përkushtimin e thellë të Republikës së Kroacisë për të bashkëpunuar me Kosovën në të gjitha fushat.Mesiç ka mbajtur një fjalim në Kuvendin e Kosovës, ku shprehu përkushtimin e thellë për thellimin e bashkëpunimit me Republikën e Kosovës në të gjitha fushat. Në vizitën e parë të tij në Kosovën e pavarur, Mesiç tha se Kroacia është e gatshme të ndihmojë Kosovën në rrugën e saj drejt integrimit në Bashkimin Evropian. Pas takimit me homologun e tij presidentin Sejdiu, Mesiç tha se themelet e vendosura të bashkëpunimit më parë, tani duhet të shkojnë më tutje dhe kjo është detyrë që duhet përkushtuar të dyja palët.“Mendoj se në shumë fusha mund të bashkëpunojmë me sukses. E Kroacia është gjithsesi e gatshme t’i ndihmojë Kosovës me dije, përvojë në cilëndo fushë, duke përfshirë këtu edhe në rrugën për Bashkimin Evropian e cila sot duket ende si e ardhme e largët, por që Kosova e pavarur, në çka jam i sigurt, një ditë do të shkojë", tha Mesiç.Preisdenti Sejdiu tha se Mesiç është një nga personalitetet e rralla që në mënyrë të vazhdueshme ka mbështetur të drejtën e popullit të Kosovës për liri dhe pavarësi. Sejdiu po ashtu tha se Mesiç ka merita të veçanta edhe për njohjet që ka fituar Kosova dhe për këto arsye, ka dekoruar atë me “Medaljen a Artë të Pavarësisë”.“Me gjithë potencialet e tij ka mbështetur gjatë mandatit të tij dhe të qeverisjes së Republikës së Kroacisë, proceset e tjera të Republikës së Kosovës, proceset e njohjes së saj dhe mbështetjen që jep në vazhdimësi për kapërcimin e rrugës së përmbushjes së kritereve të rëndësishme për të qenë nesër anëtare në Bashkimin Evropian dhe në NATO. Dhe siç e patë edhe ju pata nderin ta nderojë me”Medaljen e Artë të Pavarësisë” për kontributin e tij të jashtëzakonshëm për pavarësinë e Kosovës dhe për zhvillimin e Kosovës si shtet demokratik”, tha Sejdiu.Kryeparlamentari Jakup Krasniqi, tha se në vendi tonë sot po qëndron një burrë shteti i vendit mik, i cili ka mbrojtur në kohë të vështira të drejtën tonë për liri.Në adresimin e tij para deputetëve të Kuvendit të Kosovës, Presidenti Mesiç ka përmendur edhe ndihmën e djemve të Kosovës në luftën e Kroacisë duke thënë se kjo ndihmë nuk do të harrohet asnjëherë nga populli kroat. Ai po ashtu ka thënë se vizita e tij nuk është e drejtuar kundër askujt, por është në funksion të forcimit të stabilitetit dhe bashkëpunimit në rajon. Mesiç është takuar edhe me kryeministrin Thaçi, ndërkaq që më pas ai do të shpallet qytetar nderi i Prishtinës. (rtk/start)                                                                                             

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›