Athina: Zgjidhja e emrit në dorën e Gruevskit
“Ne duam zgjidhje, ne kërkojmë zgjidhje. Ajo është personalisht në duart e zotit Gruevski”, ka porositur zëvendës-shefi i diplomacisë së Greqisë, Dimitris Drucas në një intervistë për televizionin satelitor grek ERT. Ai me këtë ka shpjeguar qëndrimin e Qeverisë në Athinë para diasporës greke.“Presim dhe shpresojmë se Shkupi në frymë konstruktive do të vjen në tryezën e negociatave në OKB. Nuk dua të fshehë faktin se deklaratat që deri tani i kemi dëgjuar nga kreu shtetëror në Shkup nuk janë inkurajuese për ne”, ka theksuar Drucas. Ai ka përsëritur se Maqedonia nuk mund të fillojë negociatat paraqasëse në BE, pa zgjidhur paraprakisht kontestin e emrit. (ina/start)