Mesiç: Ndaloni shpërbërjen e Bosnjës dhe Hercegovinës
Presidenti i Kroacisë, Stipe Mesiç, i kërkoi në Nju Jork administratës së re amerikane dhe BE-së që të marrin masa për parandalimin e ambicieve të Kryeministrit të Republikës Srbska, Millorad Dodik, që ta shpërbëjë Bosnjë e Hercegovinën. "Politika e Dodikut kundër integrimit të Republikës Srbska në Bosnjë e Hercegovinë bën të pamundur integrimin evropian të këtij vendi dhe, si pasojë, të gjithë rajonit të Ballkanit i krijohen probleme në rrugën drejt BE-së", tha Mesiç, të cilit i referohej dje media kroate. Presidenti kroat, duke mbajtur një ligjëratë për sfidat në fushën e sigurisë në Ballkan në Institutin për Politikën Botërore të Nju Jorkut, vuri në dukje se në Ballkan ekzistojnë forca, të cilave nuk u pëlqen përfshirja në Evropën e bashkuar dhe se këto forca, tha ai, para së gjithash, ndodhen në Serbi, për shkak të synimeve imperialiste që ajo synon të realizojë në të ardhmen. "Maja e pushtetit në Republikën Srbska beson se Evropa dhe bota do të lodhen, një ditë, dhe se ajo do t‘i bashkohet Serbisë", tha Presidenti Mesiç, duke shtuar se "bota, në të kaluarën, nuk arriti ta kuptojë dot politikën e Sllobodan Millosheviçit, që kishte si synim krijimin e Serbisë së Madhe, kështu që, as tani, sikurse duket, ajo nuk po e kupton politikën e Dodikut".
Presidenti i Republikës Srbska, Millorad Dodik, nga ana e tij, nuk priti shumë që t‘u përgjigjej akuzave të homologut të tij kroat, duke vënë në dukje se ka ardhur koha që Presidenti kroat ta ndalojë dhënien e leksioneve serbëve dhe se Mesiçi ka qenë përfshirë direkt në shkatërrimin e ish-Jugosllavisë, duke qenë "kumbar" i shumë tragjedive në atë hapësirë. "Mesiçi, siç duket, theksoi ai (Dodiku), synon ta fsheh faktin se në Kroaci nuk ka më serbë! Duket qartë se ai synon që, në qendër të vëmendjes të administratës së re amerikane, të vendosë përsëri historinë për serbët si ‘djem të këqij‘. Për sa më përket mua, do të përpiqem që t‘ia ngre edhe më shumë nervat Mesiçit dhe këtë do ta bëjmë përmes zhvillimit të mëtejshëm të Republikës Srbska dhe pozitës së saj, gjithnjë e më shumë, stabile në të ardhmen", tha Dodiku, duke mos harruar të përsëriste se institucionet e Republikës Srbska do t‘i përmbahen Marrëveshjes së Dejtonit. Ai vuri në dukje se Mesiçi synon ta heqë vëmendjen nga problemet në Kroaci, duke u përpjekur t‘i shtyjë "poshtë qilimit" plehrat që ka në vendin e vetë dhe se nuk i takon atij (Mesiçit) ta krahasojë atë me Millosheviçin, sepse është ai që ka kaluar më shumë kohë me ish-presidentin e Serbisë dhe se ishin ata të dy që kanë bërë së bashku plane lufte. "Unë atje nuk kam qenë, rreth tryezës, ku bëheshin planet e luftës, kanë qenë ulur së bashku Mesiçi, Tugjmani dhe Millosheviçi", tha Dodiku.