Kapllani irritohet, por goli vazhdon t‘i mungojë
Edmond Kapllani vuan një nga situatat e tij më të vështira në karrierën si futbollist. Falë golave të shumtë, ai është evidentuar si një nga futbollistët më të mirë të kampionatit shqiptar të futbollit. Dhe pikërisht një gjë e tillë i dha mundësinë të provonte një aventurë në kampionatin gjerman të futbollit në radhët e Karlsruhes në Bundesliga 2, me të cilën do të shkëlqente në sezonin 2005-2006, ku do të shënonte plot 17 gola, duke qenë mes golashënuesve më të mirë të atij sezoni. Madje do të ishte edhen një nga heronjtë e asaj ngjitjeje mbresëlënëse të Karlsruhes në Bundesligën gjermane. Por një gjë e tillë nuk e ka ndjekur në ligën elitare, ku ai e ka radhitur veten mes të dështuarve. Takimi i së shtunës kundër Hertës së Berlinit ishte një tjetër mundësi për sulmuesin shqiptar, i cili në këtë sezon ende nuk e provuar shijen e golit. Por Karlsruhe është mundur 4-0, ndërsa ai është parë shumë i irrituar me shokët e skuadrës.