E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mesic: Republika Serbe te mos shkeputet nga Bosnja

Presidenti kroat, Stipe Mesic ka deklaruar se bashkesia nderkombetare nuk duhet te lejoje ndarjen e Republikes Serbe nga Bosnja dhe Hercegovina.

Komentet pasuan deklaraten e kryeministrit te Republikes Serbe, Millorad Dodik per shkeputjen e kesaj republike nga Bosnja e Hercegovina. Presidenti kroat ka terhequr vemendjen se nuk duhet lejuar asnje shkeputje nga Bosnja, sepse ky vend ka qene gjithnje nje entitet dhe nuk ka pasur autonomi brenda Bosnjes e Hercegovines.

Mesic ka deklaruar se gjate luftes se kaluar ka ndodhur spastrimi etnik dhe ne Republiken Serbe jetojne vetem 8 perqind e kroateve dhe boshnjakeve.



Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›