E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mesic eshtja e pavaresise se Kosoves ka perfunduar

Në 14 vjetorin e çlirimit të Kosovës, pas ndërhyrjes ushtarake të forcave të NATO-s, ish-Presidenti i Kroacisë, vlerëson se situata në Ballkan është gjithnjë e më pozitive.

Një ndër mbështetësit kryesorë të pavarësisë së Kosovës, vendi i të cilit njohu ndër të parët pavarësinë e Kosovës, thotë se Beogradi nuk mund të refuzojë më realitetin e qendrueshëm dhe të patjetërsueshëm në rajon, Republikën e Kosovës, si faktor paqeje dhe stabiliteti. “Besoj se pas bisedimeve Prishtinë-Beograd, arkitektuara për çështjen e Kosovës është e përfunduar. Tashmë e kemi të qartë të gjithë me siguri se më kufijtë nuk do të mbyllen, por do të zgjerohen dhe kjo do të jetë më e mira për gjithë komunitetin europian. Po e them me siguri se çështja e pavarësisë së Kosovës ka përfunduar. Kanë mbetur vetëm çështje teknike, pasi nuk ka më vend për tu biseduar mbi principe”, u shpreh Mesiç.  I gjendur në Shqipëri, ish-kreu i shtetit kroat, nuk mund të mos komentonte situatën zgjedhore në vendin tonë.
“Kam pasur rastin të bisedojmë me njerëz të rëndësishëm të politikës shqiptare, por edhe me qytetarë të thjeshtë, prej të cilëve kam marrë shumë informacione. Ajo çka vlerësoj është se procesi zgjedhor këtu në Shqipëri po vijon me kulturë demokratike. Gjatë karrierës sime kam zhvilluar vizita zyrtare në vende të ndryshme gjatë periudhave para dhe pas zgjedhore, por mund të them se kësaj radhe jam i befasuar nga situta dhe kulturën që kam parë këtu në Shqipër, gjë të cilën e vlerësoj shumë. Dua të shtoj diçka, ndoshta nuk më lejohet të futem në çështje të programeve politike, por diçka e di se kushdo që do të fitojë këto zgjedhje do të shkojnë drejt rrugës së demokracisë dhe afrimin e Shqipërisë me Bashkimin Europian”, vuri në dukje Mesiç.
Stipe Mesiç, ashtu si gjatë viteve që ka qenë postin e qytetarit numër një të Kroacisë, por edhe më pas mbetet një ndër mbështetësit kryesorë të procesit të integruimit europian të Shqipërisë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›