Mesida Doda/ Protesta e Edi Ramës, dështim i plotë, qytetarët e dënuan duke e braktisur
Deputetja Mesila Doda, e konsideroi protestën e fundit të opozitës si dështimin e radhës të kryesocialistit Edi Rama. Ajo tha se Rama u ndesh me braktisjen më të madhe nga populli i Tiranës dhe i gjithë Shqipërisë.
“Kryetari socialist, i përbetuar se do vinte në shërbim të kauzës edhe trupin e tij, pasi foli e përfoli gjatë gjithë ditës grevën e urisë që do fillonte ai vetë, më të egrën e të gjitha kohëve, foli me një pjesë të punonjësve të tij të bashkisë në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, qau për fëmijët e grave që e kanë mamin pa bukë në mes të rrugës dhe më pas mori lule dhe vrapoi të hante supën e ngrohtë të mamit. Zonja deputete! Siç jua patëm thënë disa herë me radhë sakrifica juaj ish e destinuar të ndeshej me zhgënjimin e sjelljes së një burri që ju la vetëm për disa herë me radhë në këtë teatër politik që ju po konsumoni përpara syve tanë. Qirinjtë e munguar të tortës së ditëlindjes së një fëmije janë një apel i madh për rikthimin pranë familjarëve tuaj, të cilët nuk e meritojnë këtë sakrificë për kapriçon e kryetarit tuaj”, u shpreh deputetja Mesila Doda.
Sipas saj, pas dy javësh burgimi, sot ju keni vetëm konfirmimin e pasjes në krye të partisë suaj, të liderit më frikacak që ka patur ky vend…
“I vetmi që ka frikë të hyjë në një grevë urie edhe pse e din që është e vetmja e këtij lloji, ku edhe pas dy javësh nuk do bjerë asnjë kile, madje do dalë më i shëndetshëm sesa kur ndiqte djetën e supës së mamit. Sigurisht që sot nuk mund të themi asgjë tjetër veçse të rikonfirmojmë keqardhjen tonë, për kushtet e mundimshme ku deputetët çadristë kanë përfunduar, në kontrast të plotë me jetën luksoze të kryetarit frikacak Rama”, deklaroi ligjvënësja demokrate, Mesila Doda.