Mesila Doda: Protesta, dështim për Ramën
Për deputeten Mesila Doda shqiptarët patën rastin pardje të shihnin dështimin e radhës së Edi Ramës, ku të gjithë mundëm të evidentonim vetminë dhe braktisjen e madhe me të cilën është dënuar ai nga populli i Tiranës dhe i gjithë Shqipërisë. Sipas saj, kryetari socialist, i përbetuar se do vinte në shërbim të kauzës edhe trupin e tij, pasi qau për fëmijët e grave që e kanë mamin pa bukë në mes të rrugës, më pas vrapoi të hante supën e ngrohtë të mamit. Duke iu drejtuar deputeteve socialiste që janë të ngujuara në grevën e urisë, Doda tha: Sakrifica e tyre ishte e destinuar të ndeshej me zhgënjimin e sjelljes së një burri që i la të vetme për disa herë me radhë në një teatër politik. Sigurisht, që sot nuk mund të themi asgjë tjetër veçse të rikonfirmojmë keqardhjen tonë për kushtet e mundimshme ku deputetët çadristë kanë përfunduar, në kontrast të plotë me jetën luksoze të kryetarit frikacak Rama, - përfundoi deklaratën e saj deputetja Mesila Doda.