E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mediat e huaja: PS po pengon integrimin

Situata politike e krijuar në Shqipëri pas protestave te opozitës ka tërhequr sërish vëmendjen e mediave të huaja. BBC, AFP, AP shkruajnë se sjellja e opozitës ka paralizuar politikën në Shqipëri dhe po dëmton procesin e integrimit në Bashkimin Evropian. "Corriere della Sera" shkruan se protestuesit marshuan duke kërkuar hetimin e zgjedhjeve të qershorit, të cilat u konsideruan si më të mirat të realizuara ndonjëherë në historinë e Shqipërisë. Është shumë e dukshme që situata po shkon drejt përkeqësimit, pasi shumë grevistë po dalin nga tendat në gjendje të rëndë shëndetësore, - thotë BBC, duke shtuar se Brukseli në mënyrë të hapur ka bërë thirrje për dialog mes forcave politike në Shqipëri. Protestuesit kanë bllokuar disa herë rrugët e Tiranës e madje kanë sulmuar edhe forcat policore, - shkruan nga ana tjetër AFP, e cila bën një tablo të situatës aktuale në Shqipëri. Protestat dhe greva e opozitës dhe mbështetësve të saj jo pak herë është trajtuar nga mediat e huaja, të cilat, njëzëri përçojnë mesazhin se ngërçi politik duhet të zgjidhet përmes Parlamentit.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›