E Shtunë, 31 Tetor 2026

Flori Mumajezi: Greva, kthim mbrapa

Në radhë të parë, kjo grevë mua më shqetëson më shumë si qytetar sesa si artist. Duke qenë se jetojmë dhe marrim frymë çdo ditë në Tiranë dhe një nga akset më të rëndësishme rrugore është bllokuar, ky është një shqetësim më vete. Pastaj edhe për vetë faktin se në këto momente ka një zhvillim të mirë, kjo më duket një situatë e papërshtatshme. Gjithashtu, mua si qytetar më shqetëson fakti që kjo situatë, të paktën mua personalisht, më duket sikur na kthen pak mbrapa, nuk na çon përpara. Gjithashtu, edhe për vetë ata që po e bëjnë këtë situatë, duke u nisur që nga gjendja e tyre shëndetësore, nuk është mirë dhe jo më të pretendojmë për gjera të tjera. Nuk ka rëndësi femra apo meshkuj, le të themi është iniciativë që ata kanë marrë, por qëllimi apo situata nuk është fare e përshtatshme për mendimin tim.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›