E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ngërçi, Lohan: BE mbështet zgjidhje kushtetuese

Ambasadori i KE-së në Tiranë, Helmuth Lohan, shpreh qëndrimin e BE-së se mbështet çdo zgjidhje politike në Shqipëri që bazohet në Kushtetutë. Pa dashur të komentojë deklaratën e ambasadorit Bosch dy ditë më parë, i cili foli për një pakt zgjidhjeje mes palëve, Lohan u përgjigj: Kjo është një pyetje që duhet tia bëni ambasadorit Bosch. Bashkimi Evropian do të mirëpriste çfarëdo lloj marrëveshjeje që do të arrihej mes udhëheqësve politikë të Shqipërisë, e cila do të respektonte parimet bazë të demokracisë, të cilat janë Kushtetuta dhe transparenca. Ambasadori Lohan shtoi më tej: Më lejoni të shtoj dhe një fjalë tjetër: ditën e martë, Bashkimi Evropian ka theksuar rëndësinë që të gjitha palët të bashkëpunojnë në mënyrë aktive që të rivendosin funksionimin e pandërprerë të Parlamentit, duke përfshirë si mazhorancën qeverisëse, ashtu dhe opozitën. Që nga dita e martë, ne nuk kemi parë progres apo ecuri, qoftë në Parlament apo në rrugë. Ai apeloi se tani ka ardhur koha që udhëheqësit politikë shqiptarë ti japin fund ngërçit politik në Shqipëri.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›