Mësimi me turne merr fund në 2013, ndërtohen 8 shkolla të reja
TIRANE- Mësimit me turne në Tiranë do t’i jepet fund në vitin 2013. Godinat e reja që janë planifikuar të ndërtohen nga bashkia e Tiranës do të shërbejnë për të ulur mbipopullimin në klasat e të gjithë sistemit parauniversitar.
Drejtori i ndërmarrjes numër tre në Tiranë, Alfons Muça thotë për “Albanian Screen”, se janë planifikuar të ndërtohen rreth 8 shkolla të reja në Tiranë. Ato janë të shpërndara në disa njësi, si në atë nr. 1, 2, 6, 8, 9 dhe 11.
“Për vitin 2012 do të jenë tetë godina të reja. Nga këto që do të ndërtohen, njëra është nga shkolla që do të shembet, “Ahmet Gashi” që është ndërtuar që në vitin `62, për të cilën shumë shpejt do të fillojë ndërhyrja që të ndërtohet e re. Janë dhe shtatë shkolla të reja, që janë projektuar nga bashkia e Tiranës për t’u bërë tërësisht të reja. Me mbarimin e këtyre shkollave merr fund plotësisht mësimi me turne për nxënësit”,- bën të ditur Alfons Muça, drejtor i ndërmarrjes Nr. 3 në Tiranë.
Por krahas ngritjes së godinave të reja, do të ketë ndërhyrje dhe në disa godina ekzistuese. Në 5 shkolla 9- vjeçare, bashkia ka parashikuar të ndërhyjë në rrjetin e kanalizimeve, mirëmbajtjes me dyer, dritare e ndriçim.
Rikonstruksion të plotë do të ketë edhe në dhjetë kopshte e 7 çerdhe. Po ashtu, bashkia ka bërë publike se do t’i jepet përparësi edhe sistemit të ngrohjes në godinat shkollore. Sipas përfaqësuesve të bashkisë, mendohet që në të paktën 90% e shkollave në kryeqytet, të këtë ngrohje.
Është menduar që fillimisht, të ndërhyhet në shkollat më problematike, aty ku ky problem ka qenë edhe më i theksuar, pasi ngrohja mungon totalisht, edhe për shkak të rrjetit elektrik të amortizuar.
Me buxhetin e miratuar në fund të 2011-tës, është parashikuar që këtë vit, sistemi i ngrohjes të instalohet në 9 kopshte dhe 2 çerdhe, disa prej të cilave janë në periferi të Tiranës, si kopshti tek Bregu i Lumit dhe çerdhja në Shkozë.
(ma.ar/GSH/BalkanWeb)